Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas numërimit të 80 për qind të votave në një intervistë ekskluzive për T7 ka deklaruar se VV-ja ka fituar. Ai ka ftuar qytetarët që të dalin në sheshin e Prishtinës dhe të festojnë. Kurti ka thënë se që nga nesër do t’i fillojë përpjekjet për themelimin e Qeverisë.
Kurti shtoi se erdhi dita dhe se ajo se çka ka ndodhur sot në Kosovë është fitore historike e popullit të Kosovës.
“Lëvizja Vetëvendosje është fituese e këtyre zgjedhjeve. Pjesëmarrja masive bëri që ne ta vërtetojmë atë që e thamë në mëngjes. Ne pas pak do të nisemi drejt sheshit Skënderbe ku do ta festojmë fitoren tonë. E shpëtuam Republikën nga kapja e shtetit. Çka ka ndodhur sot është një ndërhyrje e popullit tonë në skenën politike në mënyrë që drama të përfundojë, në këtë mënyrë ata e shpëtuan shtetin nga politikanët”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i plotësojë të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës elektorale.
“Unë do të bëj përpjekjet maksimale që legjislatura e shtatë ta ketë qeverinë sa më parë. Bisedimet për koalicionin e ri qeverisës do të jenë bisedime që do të reflektojnë menjëherë. Ne do t’i realizojmë të gjitha zotimet që i kemi dhënë sepse erdhi dita”, ka deklaruar Kurti.
Në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, Albin Kurti tha se do të punojë që 50 marrëveshjet e nënshkruara të bëhen realitet.
Lajmi kryesor:
Vetëvendosje fiton në Kosovë! Albin Kurti flet si kryeministër: Ftesë LDK-së për koalicion
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 725
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Augustin Palokaj: Masa të padrejta, të paqarta, të pakufizuara dhe jotransparente
23 Dhjetor, 20:10
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Mbyllen listat në KQZ për zgjedhjet në Kosovë, do garojnë 28 subjekte në 20 parti dhe 5 koalicione! Vetëvendosje, PD dhe LDK me listë të veçantë
12 Dhjetor, 14:29
-
Demush Shasha: Testi i vitit 2025
12 Dhjetor, 08:54
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ Vetëvendosja dorëzon në KQZ listën me 110 kandidatët për deputetë, Kurti i pari në renditje
12 Dhjetor, 08:35
-
Bislimi akuzon Serbinë se po tenton të ndalë ndihmën e Kosovës për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës
10 Dhjetor, 21:16
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor, 16:31
-
Këshillit të BE-së i kërkohet që ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim
10 Dhjetor, 16:11
-
Zyrtare/ UEFA i dha fitoren në tavolinë Rumanisë, FFK ankohet në CAS për racizmin e Bukureshtit: Kosova kërkon të drejtën që meriton
5 Dhjetor, 11:40
-
'Problemet me Kosovën' mediat serbe: BE refuzon hapjen e kapitullit të tretë të negociatave me Beogradin
4 Dhjetor, 16:16
-
Kryediplomatja e re e BE-së: Të ulen realisht tensionet ekzistuese Kosovë - Serbi
4 Dhjetor, 16:03