Ndërsa Ukraina dhe Moldavia ecin përpara, Kosova përballet sërish me shtytjen e kandidaturës për statusin kandidat.

Me këtë titull e nis gazeta britanike The Guardian, pasqyrimin e deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ky i fundit ndalet tek zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Kurti, e quan ‘vendim historik’, vendimin e BE-së për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Ukrainë dhe Moldavia, por gjithashtu shfrytëzoi rastin për të nënvizuar se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor “është mënyra më e mirë për të forcuar paqen & siguri në të gjithë kontinentin.”

“Si një nga më demokratët dhe shtetet pro BE-së në rajon, Kosovës duhet t’i jepet statusi i kandidatit pa vonesë”, shkroi Kurti në një postim në X (ish-Twitter).