Albin Kurti: Gjysma e deputetëve të PDK-së agjentë

Albin Kurti: Gjysma e deputetëve të PDK-së agjentë
Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”ne RTK, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti tha se po bëjnë plane për të qeverisur me Kosovën. Kurti shtoi se simpatizantët e Vetëvendosjes po shtohen, por po shtohet edhe frika nga pushteti I Hashim Thaçit. Ai vuri theks tek deputetët e PDK-së që ishin pjesë e strukturave të Shërbimit Informativ të Kosovës dhe tha qe gjysma e tyre janë agjentë.
Kurti arsyetoi numrin jo të madh të protestuesve me deklaratat e Kryeministrit Hashim Thaçi ku ai kishte përmendur 21 janarin (ngjarjet në Shqipëri), një dite para protestës në Prishtinë, dhe se në njëfarë mënyre ju kishte thënë qytetarëve se do të vriten. Ai shtoi se qytetarët janë të frikësuar, po ashtu, se mund të humbasin vendet e punës, nëse dalin të protestojnë.
“Nuk është demokraci të shkohet vetëm për të votuar një herë në 4 vjet, se të vidhet pastaj edhe ajo vote dhe se statistikat sociopolitike tregojnë se këtu duhet të ketë çdo ditë protesta”
Albin Kurti përmendi gjithashtu publikimet e Wikileaks ku thuhet se kryeministri Thaçi kishte pasur takime të fshehta me presidentin e Serbisë Tadiç, por që kurrë nuk i është përgjigjur pyetjeve parlamentare rreth ketyre takimeve. /rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare