Albin Kurti i përgjigjet SHBA: Ura e Ibrit duhet të hapet, nuk është çështje diskutimi

Albin Kurti i përgjigjet SHBA: Ura e Ibrit duhet të hapet, nuk është çështje diskutimi

1721743781_kurti.JPG

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka reaguar BE-së, për çështjen e Urës së Ibrit duke deklaruar se kjo çështje është mbyllur në negociatat e vitit 2016-2017 në Bruksel.

Sipas tij, tani jemi në gusht të 2024 dhe jo në janar të 2017-ës, ndaj Ura e Ibrit duhet të hapet, thotë Kurti.

“Çështja e Urës së Ibrit është çështje e Kosovës, është çështje e cila është përmbyllur sa i përket Brukselit në vitet 2016-2017 dhe ura duhet të hapet. Ne dëshirojmë edhe lëvizje të lirë të qytetarëve, edhe sundim të ligjit, edhe paqe dhe siguri. Nga pikëpamja jonë ajo çfarë duhet të presim është raporti për qëndrueshmërinë e urës”.

“Njëherë duhet ta presim raportin, kur ta shohim e vlerësojmë se sa është e qëndrueshme ura. Nuk e kam parë sepse si ka ardhur ende MAPL-së. Nuk është çështje diskutimi është çështje hapje. Në vitin 2016 janë përmbyllur te gjitha diskutimet dhe është thëne se ura duhet të hapet më 20 janar 2017. Tash nuk jemi as në janar as në 2017. Jemi në gusht 2024”, ka thënë Kurti për T7 në përurimin e nisjes së punimeve në rrugën Tetovë-Prishtinë.


Lajmi kryesor:

Hovenier: Hapja e urës në Mitrovicë në këtë kohë mund të rrezikojë ushtarët amerikanë! SHBA është sfiduar nga Kurti


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

DASH: SHBA nuk është përfshirë në asnjë aspekt të operacionit ukrainas brenda Rusisë

DASH: SHBA nuk është përfshirë në asnjë aspekt të operacionit ukrainas brenda Rusisë