Albin Kurti: Kosova s'mund
të ketë traktat pa ushtri

Albin Kurti: Kosova s'mund<br />të ketë traktat pa ushtri
Deklarimeve të zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi, për një traktat paqeje midis Kosovës dhe Serbisë i është kundërpërgjigjur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duke thënë se Kosova nuk mund të bëjë traktat pasi që nuk ka ushtri dhe një Traktat i Paqes ishte ai i marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi edhe pse pranon se nuk e ka lexuar shkrimin e Kurtit thotë se traktati është marrëveshje mes dy shteteve si sovranitet ndaj sovranitetit.

Kuçi pati deklaruar se Kosova i ka kaluar dy faza, fazën e mbijetesës që ka ardhur me lirinë e Kosovës dhe fazën e pavarësisë që ka ardhur me 17 shkurt 2008. "Kosova duhet të fitojë paqen e përjetshme, harmoninë me qytetarët e vendit dhe paqen e përjetshme me fqinjët. Dhe po e them kështu jo duke harruar armiqësitë e të kaluarës, por për të krijuar paqe për brezat që do të vijnë. Dhe çdo vend në botë pas një konflikti ndërshtetëror përfundon me një traktat të paqes dhe vetëm atëherë ka kuptim paqja e përhershme”, kishte thënë zv/kryeministri Kuçi në deklaratën e tij publike.

CFARE SHKRUAN KURTI
Albin Kurti në shkrimin e tij kishte shkruar se paqe bëjnë ushtritë dhe traktat i Paqes ishte Marrëveshja e Kumanovës ndërmjet NATO-s dhe Ushtrisë së Jugosllavisë të kryesuar nga gjeneralët e Milosheviçit. 

"Madje edhe për një traktat të ri të paqes me Serbinë, së pari duhet që FSK-në ta bëjmë ushtri, gjë që sërish na kthen te teza e drejtë që sovraniteti nis e bëhet nga brenda dhe se sovraniteti merret dhe fitohet e kurrsesi nuk dhurohet.", kishte thënë Kurti.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga