Fillesat e saj Vetvendosja i ka 12 vjet përpara, rrallë si kjo forcë politike kanë njohur shqiptarët në trojet e tyre. Një forcë politike kryekëput kombëtare, kurajoze dhe realiste.
Morali i Vetëvendosjes dhe konseguenca e këtij morali pavarësisht se e ka penalizuar atë në raport me pushtetin i ka dhënë një mbështetje mbarë kombëtare në cdo vis ku jetojnë shqipëtarë.
Shtjellimi politik i aktiviteteve të Vetvendosjes në këto 12 vjet janë kryekëput me qasje kombëtare ndaj dhe i kanë rezistuar kohës dhe kanë bërë të mundur që aktiviteti I saj konseguent I pa kompromis tashmë të ngjaj si një copë e punuar në tezgjah.. ku lehtësisht dallon të kuqen e gjakut të shqiptarve dhe në mes shkabën dy krenare të trimërisë së tyre në shekuj.
Do ishte e pavënd të përsërisja këtu betejat kurajoze me thelb kombëtar që Lëvizja Vetvendosje ka ndërmarë këto 12 vjet, sakrifica, plagët dhe dëshmorët e saj tashmë bëjnë pjesë në piedestalin e veprimtarive më të spikatura politike që kombi shqiptar ka shkruajtur përgjatë historisë së tij.
Albin Kurti, një ndër figurat symbol të kësaj Lëvizje, është udhëheqësi që cdo komb do të donte ta kishte, qartësia, largëpamësia, formimi i tij intelektual elitar, kurajoja dhe sakrifikimi bëjnë që ai ti përmbushë të gjithë aspiratat e një kombi të përpëlitur nga agresionet e jashtëme por edhe nga tradhëtitë e drejtuesve të tij.
Tashmë që për pak orë shqiptarët duhet të zgjedhin midis moralit dhe imoralit, mes thjeshtësisë dhe delirit, midis idealit dhe pazarit, midis vërtetësisë dhe intrigës, midis interesave kombëtare dhe interesave të oligarkve, midis zhvillimit thelbësor dhe rrënimit cilësor, uroj me zemër dhe mënd që të zgjedhin përherë të parin.
Të zgjedhin veten, Kombin, të zgjedhin Albinin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com