Albin Kurti letër nga burgu:Burgosja
jonë është dëshpërimi i regjimit

Albin Kurti letër nga burgu:Burgosja<br />jonë është dëshpërimi i regjimit<br>
Themeluesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka dërguar një letër nga burgu pas përçarjes në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo është bërë publike gjatë mbledhjes së Vetëvendosjes nga Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm Hydajet Hyseni.

Kurti kërkon që Vetëvendosja të jetë e bashkuar me mendje dhe zemër pavarësisht se disa prej tyre janë burgosur, kjo tregon dëshpërimin e regjimit, më tej shkruan se ata kanë mbështetjen më të madhe si parti politike.

Letra e Albin Kurtit:

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse nuk jam aty. Më e rëndësishmja është që të jemi bashkë. Me mendje dhe zemrat tona gjithmonë mbesim të bashkuar.

Pavarësisht se ndonjëri prej nesh mungon dhe pse mungon Lëvizja vazhdon. Ajo bëhet prej dashurisë tuaj. Sinqeriteti  për gjerat që kanë ndodhur për herë të fundit nuk mund të shprehen në mbledhje.

Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur, statusi dhe procedura. Qytetarët e Kosovës kanë dashur dhe përkrahur LVV si asnjëherë më parë. U dyfishua numri i deputetëve tonë. Jemi subjekti i parë në vend.

Qeverisim me kryeqytetin e republikës dhe historisë tonë. Fitorja vjen për punët tona që kemi deri tani. Sikurse bashkimi me Shqipërinë ashtu edhe qeverisja social-demokratike nevojitet më shumë vullnet dhe pasion. LVV-ja në njërën anë ka ngjallur shpresë.

Qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj. 100 ditshin e bëri me përufndimin e faljes së qymyrit derisa nuk ndalen emërimet e zv/ministrave. Jemi afër bërjes së Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes. Regjimi nuk ka mbështetje popullore.

LVV-ja po vazhdon të përballet me shantazhe por ne i përgjigjemi me një aksion; emancipimi. Burgosjet tona jenë dëshprim i regjimit. Tani edhe pak i kanë mbetur këtij regjimi dhe kjo varet nga ne. Janë të dhimbshme. E fali Aidën edhe sikurse nuk do të më kishte kërkuar falje.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit