Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë

 Albin Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë

Drone shaheed

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur mbrëmjen e së dielës, (14 prill)  Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas sulmit të paprecedentë me dronë e me raketa që Irani kreu kundër Izraelit natën mes 13 – 14 prillit 2024.

Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Në komunikatë thuhet se se sulmi u krye dronë Shaheed, që janë prodhim iranian.

 “Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në komunikatë.

“Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikëvijon më tej komunikata.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë “si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në komunikatë.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 16/04/2024 09:49

    sejcili shtet ka te drejten e vet se cka i nevoitet per mbrojtjen e vendit ,pra Serbia gjithmone kan blejtur armatime ,lo vetem nga Irani por edhe nga Turqia ,dhe nuk eshte i detyrueshem qe te ju pyesi juve,pse Shqipetaret jane budallenje dhe shkateruan ushtrine ,pra edhe ju mundeni te bleni nuk jua ka fajin Serbia ,se nuk ju lejojne Amerikanet,Perendimi,ose buxheti nji gje eshte e sigurt Serbise nuk i nevoiten Dronet nga Irani per ta sulmuar Kosoven me 10 tanke per 2 ore kapitullon Kosova ,por armatimet qe blen Serbia i nevoiten per NATON kur dota sulmoj Shqiperine per daljen ne Adriatik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)