Albin Kurti refuzon kërkesën e Enver Hoxhajt për debat televiziv

 Albin Kurti refuzon kërkesën e Enver Hoxhajt për debat televiziv

Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, ka qënë kjo përgjigja e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, ndaj ftesës së hapur të kreut të PDK-së Enver Hoxhaj për të zhvilluar disa debate televizive.

“Për më shumë e ftoj z. Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një debat për shëndetësinë, një debat për sundimin e ligjit, një për sistemin arsimor, e një debat për politikën e jashtme, e një debat të fundit të gjashtin, me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Enver Hoxhaj gjatë konferencës së djeshme. E megjithatë një kërkesë e tillë duket se është refuzuar nga ish-kryeministri. 

Dëshirën që kandidatët për kryeministra të jenë në një panel me debate, e shprehën edhe shumë drejtues të mediave, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në Kosovë që kandidatët për kryeministra, të jenë në një debat televiziv.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 16/01/2021 13:41

    Ik o shoku Enver ik e gjej konunistin e fundit jugosllav,isMustafen dhe gatuaj ndonje tevatyre ala Hashimshe,apo edhe ala Veselçe. Nuk ke kërçik ti lb te perballesh me [email protected]

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin

Çudira në Shkodër, Vllaznia shkarkon Qatip Osmanin! Kush e zëvendëson trajnerin