Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar

Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfundimisht ka hequr dorë nga ideali i tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në një video të shkurtër e cila të premten po qarkullon në rrjetet sociale, Kurti dëgjohet duke thënë të pranishmëve se shekulli 21-të duhet të jetë shekulli i shqiptarëve, dhe se përgjegjësinë më të madhe për këtë e kanë Kosova e Shqipëria, si dy Republika.

“Shekullin 21 duhet ta bëjmë bashkë shekullin shqiptar (…) duhet t’i forcojmë shtetet duhet ta faktorizojmë kombin shqiptar kudo që është, e përgjegjësinë më të madhe e kanë Shqipëria e Kosova si dy Republika”, thotë ai në një video e cila po qarkullon kryesisht në faqet “trolls” në mbështetje të Albin Kurtit e realizuar gjatë një vizite për ngushëllime në familjen e heronjve Mujë e Ali Krasniqi, për vdekjen e nënës së tyre.

Për mbi 15 vjet, Albin Kurti e ka parë si të domosdoshëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por me të ardhur në pushtet ai dha shenja të zbehjes nga ideali i tij për të cilin avokoi fuqishëm.

Ai filloi ta lexonte me zë të lartë nenin 1.3 të Kushtetutës së Kosovës, që dikur premtonte, me zë po aq të lartë, se do ta ndryshonte kur të vinte në pushtet.

“Fatkeqësisht kushtetuta e Kosovës e ka një kundërthënie. Neni 1.1 thotë se Kosova është shtet i pavarur, ndërsa, neni 1.3 na e ndalon bashkimin me një shtet tjetër. Në këtë kuptim, pavarësia e Kosovës nuk e lejon në mënyrë Kushtetuese bashkimin me një shtet tjetër të pavarur, por njëkohësisht paraqet pengesë për integrime siç është ai Evropian”, deklaronte Kurti më 2021.

Albin Kurti, përveç se ka hequr dorë nga projekti, tash shpreson se dikush tjetër do ta bëjë të mundur që të vijë puna e një referendumi për bashkim.

“Në të ardhmen nëse do të prezantohej si një referendum demokratik në mënyrë paqësore do të votoja pro, por e përsëris prapë, vetëm nëse do bëhej në mënyrë paqësore dhe demokratike”, kishte thënë Kurti në nëntor të vitit 2021, në një intervistë me zë për revistën online “Monocle”.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner

Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner