
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve me të drejtë vote në rivotimin në Tërnoc të Luginës që të dalin masivisht e të votojnë për Shaip Kamberin.
"Është e domosdoshme që nesër, deri në mesditë, shqiptarët e Luginës, Tërnocit, t’i japin mesazh dhe mësim atyre që ushqejnë mosdurim ndaj faktorit shqiptar, duke i goditur përpjekjet e atyre që provuan ta ndalin zërin shqip në Beograd. Goditja fillon me votën e parë në hapje të vendvotimeve, duke arritur numrin e votave të nevojshme për Shaipin dhe përkrahjen për të. Vota për Shaip Kamberin dhe për Koalicionin e Shqiptarëve të Luginës nesër, është detyrë patriotike e secilës e secilit me të drejtë vote. Shaipi është flamurtar në parlament e jashtë tij, për të treguar të vërtetën e për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë dhe për t’u angazhuar kundër shtypjes së vazhdueshme nga pushteti i regjimit autokratik në Serbi. Andaj, u bëj thirrje, që nesër, më 27 maj, të përbashkoheni të gjithë ju më të drejtë vote në Tërnoc duke votuar z.Shaip Kamberin si zë i fuqishëm shqip e shqiptar, njerëzor e qytetar”, tha Kurti.
Lajmi kryesor:
‘I vetmi zë i shqiptarëve në Parlamentin serb’, Presidenti Meta thirrje shqiptarëve në Tërnoç: Votoni masivisht Shaip Kamberin
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
58.3%
-
Jo
33.6%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 871
Lajme të tjera
-
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Rama: BE të marrë masa për moseskalimin e situatës! Begaj: Akti kriminal! Opozita: Autorët të dalin para drejtësisë
24 Shtator, 09:11
-
Rënia e euros, Meta: Përfiton vetëm qeveria dhe një grup interesi, rrezikohet vendi i punës për mijëra qytetarë
20 Shtator, 12:19
-
Juristi: Ja si Berisha ‘i bëri gropën’ Metës për dosjen CEZ-DIA, ju tregoj dëshmitarët që mund të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ në aferën e Gërdecit
19 Shtator, 12:04
-
'Nuk përjashtojmë askënd', ç’po ndodh me Ilir Metën?
19 Shtator, 07:09
-
Kreshnik Spahiu: Ja kush po e mban peng Ilir Metën me dosje! Urdhrat e fshehta që merr Sali Berisha nga Greqia
18 Shtator, 20:48
-
Arifi: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës u mungon mbështetja e Tiranës dhe Prishtinës
15 Shtator, 22:40
-
Minxhozi: Sondazhi që tregon fundin e kazanit
15 Shtator, 22:01
-
Analisti Burimi: Bashkimi Berisha-Bardhi do jetë fatal për Ilir Metën! Demalia: Nuk është çudi një aleancë e PL me Ramën zgjedhjet e ardhshme
15 Shtator, 20:14
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, Rama fiton mandatin e katërt! Berisha forcë e dytë, Meta e Basha s’kalojnë as 5%! Shqiptarët kundër betimit të Belerit
13 Shtator, 13:30
-
Muzgu i opozitës
12 Shtator, 21:02
-
'Po diskriminohen!' Dy senatorë i kërkojnë Blinkenit vëmendje për shqiptarët në Luginën e Preshevës
12 Shtator, 09:30
-
Aleanca Berisha-Meta, Kokalari: 'Non grata' po detyron demokratët të shesin shpirtin te djalli
11 Shtator, 22:54