Albin Kurti: Pas sulmit në Zubin Potok fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse! Duan destabilizimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, thotë se pas sulmit në Zubin Potok mund të fshihen grupe ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse me lidhje të forta në Serbi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme, Kuri i referohet një sërë emblemave të gjetura së bashku me municione nga aksioni i policisë së Kosovës pas shpërthimit në kanalin e ujit. Emblemat janë si të ushtrisë ruse dhe serbe, por edhe të grupeve paramilitare.
Kurti jep alarmin dhe thotë se ndaj këtyre aksioneve terroriste që rrezikojnë të gjithë sigurinë në rajon, duhet një reagim vendimtar dhe i unifikuar.
'Pas bastisjeve në veri të Kosovës, në lidhje me sulmin kinetik terrorist të datës 29 nëntor 2024 ndaj kanalit të Ibër Lepencit, janë konfiskuar armë, uniforma dhe pajisje të ndryshme, si dhe janë gjetur emblema ruse dhe serbe të strukturave të inteligjencës, ushtrisë dhe sigurisë.
Ky zbulim shqetësues dëshmon për përfshirjen potenciale të grupeve ekstremiste dhe terroriste serbo-ruse, me lidhje të forta në Serbi, që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të pasigurt në rajon.
Stabiliteti dhe paqja në Ballkan kërkojnë një reagim të unifikuar dhe vendimtar kundër këtyre aksioneve terroriste dhe aktiviteteve destabilizuese që rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe vlerat demokratike në rajon',. shkruan ai.
Kosova fajëson Serbinë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit ndodhur mbrëmjen e 29 nentorit 2024. Serbia mohon se qëndron prapa sulmit dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast. Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Sulmi në Zubin Potok është dënuar ashpër nga faktori ndërkombëtar.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.7%
-
Të gabuar
23.8%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 3091
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?
17 Janar, 10:30
-
Zyrtare/ E shkarkuan nga Besa e Kavajës, Mirel Josa rikthehet në Kosovë! Firmos në Ligën e Parë
16 Janar, 15:30
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00
-
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
16 Janar, 11:52
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
JO be allbin sa tju ka ty dhe mender presednike osmanken ne pushtet vuqiqi sdo ta sulmon kurre kosoven sepse me juve qeveris kosoven, keto sulme e shperthime i ban serbia permes jush, sikur ke harruar marreveshjet mes kusarit e radojqiqit,te dy jan njerez tu dhe te vuqiqit, siq thot populli qeni i keq ta sjelle ujkun ne torishte.
Përgjigju