TIRANË- Ditën e nesërme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të bëjë vizitën e tij të parë në Tiranë, pas marrjes së detyrës.
Kurti do të zhvillojë disa takime me përfaqësuesit e lartë të politikës në Shqipëri, me kreun e qeverisë Edi Rama me të cilën do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, më pas me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin, presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kreun e partsë Demokratike, Lulzim Basha.
Ajo që vihet re është se vizita e Kurtit do të zgjasë vetëm 3 orë. Ai do të mbërrijë në Tiranë në orën 09:00 dhe do të largohet në orën 12:40.
Axhenda
09.00
Ceremonia e mirëseardhjes: (Pallati i Brigadave – media e pranishme)
Në mbërritje, Kryeministri i Kosovës, Sh.T. Albin Kurti pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama
Luen himnet e Kosovës dhe Shqipërisë nga Banda Frymore e Forcave të Armatosura
Inspektimi trupave nga të dy Kryeministrat
Prezantimi i delegacioneve
Shtrëngim duarsh dhe foto tek holli i Pallatit të Brigadave, pranë flamujve (media e pranishme)
09.05 - 09.25
Takim kokë më kokë mes dy Kryeministrave
09.25 - 10.10
Mëngjes pune mes dy delegacioneve
Formati: 1+ ….
Vendi: Salla e bibliotekës
10.10 - 10.40
Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama
10.40
Nisja e delegacionit për në Kryesinë e Kuvendit
10.45 - 11.15
Takim me Sh.T.Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
11.15
Nisja e delegacionit për në Presidencë
11.20 - 11.50
Takim me Sh.T.Z. Ilir Meta, President i Rublikës së Shqipërisë
Formati: 1+…..
Vendi: Presidencë - Salla Skënderbe
11.50
Nisja e delegacionit për në Bashkinë e Tiranës
11.55 - 12.15
Takim me z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Ceremonia e dhënies së Çelësit të Tiranës Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
12.15
Nisja drejt selisë së Kryesisë së Partisë Demokratike
12.20 – 12.40
Takim me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të PD
12.40
Nisja drejt PKK Morinë
-
O ALBINO va vanculo,,,o malok...
Përgjigju -
agim@ , te paska mbetur ty te dheshe sygjerime per Albin Kurtin. Shiko punen tate e mos i fut hundet aty ku nuk eshte puna jote. Ta dije dhe Shqiperia pa Kosove nuk ka Shqiperi. Shendet
Përgjigju-
Të lumt!
-
-
Mire kaa qene qe Albini tja filloj punve te shumta ne Prishtine e mos te siellet si bisht kali kendej e andej. Populli e votoj,populli po pret zgjidhje,te filloj nga puna e te lere llafet e vizitat koti.
Përgjigju-
Dardana është Shqipri...nëse nuk e ke ditur më parë...!
-









Komente
Komento