Albini kërkon dorëheqjen e Qeverisë

Albini kërkon dorëheqjen e Qeverisë
Në mbledhjen e katërt të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kryetari Albin Kurti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për marrëveshjet me Serbinë gjatë dialogut njëvjeçar në Bruksel dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë

“Ne kemi nevojë për normalizimin e shtetit të Kosovës. Ne kemi nevojë që pavarësisë t’ia bashkangjesim sovranitetin. Ne kemi nevojë që shoqërisë t’ia sjellim zhvillimin ekonomik. Dhe, ne nuk kemi nevojë që Kosovës t’ia ndryshojmë emrin e t’ia vëmë në dyshim shtetësinë. Kjo ishte nevojë e Serbisë të cilën e plotësoi kryeministri aktual i Kosovës”, tha Kurti para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm.
Albini shtoi se as Kosova e as Serbia nuk janë shtete normale, duke e shpjeguar se Kosova është shtet i dobët, me protektorat ndërkombëtar e pa ushtri të veten, me Mitrovicën e ndarë dhe varfërinë më të madhe në Evropë; kurse Serbia nuk është shtet normal sepse ajo as nuk distancohet nga e kaluara e saj kriminale, pastaj nuk heq dorë nga strukturat ilegale në Kosovë e as nga planet antishqiptare të saj.

Albin Kurti ka kritikuar marrëveshjet dhe dialogun me Serbinë që pati filluar vitin e kaluar në Bruksel dhe ka theksuar se Kosovës i  është bërë e pamundur të mos merret së pari me nismat dhe projektet e Serbisë, dhe se kjo po e dikton edhe agjendën e brendshme politike të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka garuar për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2010tës, është subjekti i tretë parlamentar, ka 12 deputetë dhe ka inicuar katër interpelanca në mandatin e fundit të vitit 2011, nga 7 interpelancat e historisë 12 vjeçare të Kuvendit të Kosovës. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate