Albpetrol, 170 mln Euro sjell
negocimi, bisedimet këtë javë
Ndonëse këtë javë fillojnë bisedimet për kontratën e shitjes së aksioneve të Albpetrolit, ndërmarrja e naftës, e cila nuk ka ndryshuar ende pronar, shiti në ankand 1 milion USD mallra stoqe. Në pritje është edhe shitja e një sasie të madhe nafte bruto.
Procedurat për hartimin e kontratës së privatizimit të Albpetrolit mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit fitues ende nuk kanë nisur, por burime nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës deklaruan për median se brenda kësaj jave pritet ulja e palëve në një tryezë për të përcaktuar gjithshka që do të sanksionohet më pas në kontratën përfundimtare të privatizimit.
Me mbylljen e kësaj procedure, theksojnë burimet, do të kryhet pagesa e 20% të shumës së ofruar në tender për blerjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës. Më pas, kontrata do të shqyrtohet në Kuvendin e Shqipërisë dhe pas miratimit për privatizim, konsorciumi duhet të derdhë shumën totale të mbetur brenda 25 ditësh. Konsorciumi Vetro Energy u shpall fitues pasi plotësoi kushtin e ofertës më të lartë, prej 850 milionë euro dhe përvojës në sektor.
Mëgjithatë, kjo nuk ka ndalur autoritetet shtetërore që të kryejnë normalisht shitjen e mallrave, që ata i konsiderojnë stok, nga kjo ndërmarrje dhe që kanë rezultuar në një vlerë prej 1 milion dollarësh, duke përfshirë TVSH-në. Në një njoftim të kompanisë, Albpetroli shpalli fituesin për ankandin me objekt shitje mallrash stok, të ndarë në katër lote. Sipas njoftimit, kanë tërhequr dokumentat e ankandit shoqëritë Vëllezërit Picari shpk Tiranë, U.S.C.G.E.I shpk Tiranë, Agron Rrenja person fizik dhe EKLIPS 13 shpk Fier.
Rezulton se kanë qenë pjesëmarrës në procedurën e ankandit Agron Rrenja dhe EKLIPS 13, ndërkohë që komisioni ka zhvlerësuar ofertuesin Rrenja dhe ankandi është fituar nga kompania nga Fieri me çmim 82 milionë lekë pa TVSH.
Në të njejtën kohë, vazhdon procedura e shitjes në ankand të një sasie të madh nafte bruto, prej 100 mijë tonësh, e cila është shtyrë disa herë. Ndërmarrja shtetërore nëpërmjet shitjes së kësaj sasie synon të arrijë të grumbullojë 52 milionë dollarë. Lidhur me këtë procedurë të fundit, gjatë shtyrjeve të procesit, ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka vendosur që të ndryshojë kushtet e kërkuara. Sipas një urdhëri nga kreu i këtij dikasteri, që ligjërisht është edhe pronari i kompanisë, në emër të shtetit, ndër ofertuesit nuk do të pranohen kompani, të cilat i kanë detyrime financiare Albpetrolit. Ky kusht nuk ishte vendosur më parë në dokumentat e ankandit. Një kusht i tillë, të paktën teorikisht, përjashton nga procesi kompaninë ARMO, e cila ka patur probleme gjyqësore me Albpetrolin për shkak të një shifre të madhe detyrimi të papaguar prej vitesh, që, sipas burimeve nga gjykatat, është në masën 5 miliardë lekë të reja.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.2%
-
Jo
52.6%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë (VIDEO)
25 Nëntor, 20:35
-
Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik
25 Nëntor, 20:27