Albpetrol, Berisha firmos vendimin:
Vetro Energy fituese e tenderit

Albpetrol, Berisha firmos vendimin:<br />Vetro Energy fituese e tenderit
Kryeministri Berisha firmosi sot vendimin për “Miratimin e raportit përfundimtar të vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit të tenderit për privatizimin e shoqërisë “Albpetrol” , Sha, Patos”, duke shpallur kandidatin “Vetro Energy PTE. Ltd, fitues të procedurës së tenderit. Firmosja erdhi pak minuta pasi në hotel Rogner në Tiranë përfundoi konferenca e përbashkët për shtyp e sipërmarrësve të konsorciumit, i cili 51 % zotërohet nga “Hyppo Oil', ndërsa 49 për qind zotërohet nga amerikanët e 'Silk Road'.

 Kryeministria vlerëson se privatizimi në fjalë ka për qëllim shfrytëzimin sa më eficent të potencialeve të vendit, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë, në mënyrë që pasuritë e fjetura të nëntokës të shndërrohen në vlera monetare dhe punësimi për qytetarët shqiptarë.


“Ky vendim përbën një zhvillim shumë të rëndësishëm në thellimin e mëtejshëm të reformave ekonomike nga kjo qeveri, e cila ka si përcaktim kryesor të politikave ekonomike, privatizimin. Shqipëria është vend i privatizimeve të mëdha dhe ajo disponon aktualisht fushën më të madhe të naftës në Evropë. Si e tillë, është në interesin më të mirë të vendit menaxhimi sa më eficent i burimeve ekzistuese në fushën e hidrokarbureve, por edhe i kërkimit të burimeve te reja. Privatizimi në fjalë synon para së gjithash dhe mbi të gjitha, rritjen e eficencës eksploruese të vendit, duke e koncesionuar këtë në një kompani private.” - thuhet ne njoftimin per shtyp te shperndare nga zyra e shtypit prane kryeministrisë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja

Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja