Në një konferencë për shtyp,Sokol Dervishaj deklaroi se ky komision ka renditur të parin kompaninë Vetro Energy duke marrë dhe pikët maksimale rreth 97. 79 pikë.
Dervishaj informoi se Komisioni i Vlerësimit të ofertave është mbledhur sot paradite dhe se është në momentin e vlerësimit të raportit përfundimtar që do i dërgohet Këshillit të ministrave.
“Sot Komisioni do të njoftojë kompanitë për renditjen e tyre . I Pari është Vetro Energy, e cila ka dhënë ofertën 850 milionë euro. I dyti është Consorcium Win Bussines me ofertën 297 milione e 600 mijë euro. Ndërsa e treta është Bankers Petrolium me ofertën 303. 8 milionë euro."- deklaroi Dervishaj.
Dervishaj i cili ka qenë dhe kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave, informoi se që nga dita e hapjes së zarfeve të ofertave, më 7 shtator, në emër të komisionit i është drejtuar secilës kompani që kishin mungesë dokumentacioni për të paraqitur plotësim të dokumetacionit.
Nga kjo garë janë skualifikuar për mungesë domumentacioni tre kompani, "Amber Shine INC " "Ecolog international - Dubai" dhe Gazprom.
"Amber Shine nuk poseidon certifikatën Iso dhe nuk ka një kapital asetesh të konsoliduar prej 100 mln euro. Nuk ka garancinë e ofertës. "Ecolog International nuk kishte garanci oferte, dhe ofertë financiare dhe për këtë u skualifikuar". - deklaroi Dervishaj.
Vlerësimi i konkurrentëve për blerjen e Albpetrolit nga Komisioni i Vlerësimit dhe konsulenti i huaj
Kualifikuar
Vendi i parë - Vetro Energy & Silkroad Equity
Vlerësimi financiar 75 pikë
Vlerësimi teknik 22.79 pikë
Vlerësimi total 97.79 pikë
Vendi i dytë - Bright Oil & Win Business
Vlerësimi financiar 26.21 pikë
Vlerësimi teknik 18.18 pikë
Vlerësimi total 44.39 pikë
Vendi i tretë - Bankers Petroleum
Vlerësimi financiar 9.35 pikë
Vlerësimi teknik 21.48 pikë
Vlerësimi total 30.33 pikë
Skualifikuar
Ecolog International, pa garanci oferte, pa ofertë financiare
Gazprom 52 milionë dollarë, mungon garancia
Amber Shine INC, mungon garancia, mungon çertifikata ISO, pa kapital asetesh të konsoliduar prej 100 milion eurosh
7 SHTATOR U HAPEN OFERTAT
Më 7 shtator në komisionin e vlerësimit të ofertës, Amber Shine INC dha ofertën 790 mln euro, por nuk pati garanci bankare. Ecolog international - Dubai. Pasi u bë verifikimi u deklaruar se nuk është e qartë sa është vlera e ofertës, dhe as garanci. Gazprom dha ofertën 52 milionë dollarë. Nuk dha garanci bankare.
Pas kësaj dy kompanitë e renditura pas Vetro, kanë 5 ditë kohë të apelojnë vendimin në Gjykatë. Dokumentacioni i kalon Këshillit të Ministrave dhe më pas marrëveshja për privatizim hidhet për votim në parlament.
(sg/shqiptajra.com)