Albpetrol, lobisti Wisner në Tiranë

Albpetrol, lobisti Wisner në Tiranë
TIRANE-Ish-diplomati amerikan Frank Wisner ndodhet në Tiranë. Asnjë njoftim zyrtar nuk është dhënë lidhur me vizitën e tij, por vizita nuk duket të jetë e rastësishme, po të mendosh se ai është pjesë e grupit të analistëve ekonomiko-financiarë, që aktualisht po mbikëqyr privatizimin e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, Patton Boggs. Kjo kompani ka qenë në të njejtin pozicion edhe gjatë procesit të privatizimit të ndërmarrjes së përpunimit të naftës ARMO, ku, ndryshe nga procesi aktual, u vendos të shiteshin 75% e aksioneve dhe jo 100 për qind.

Në një nga prononcimet e rralla zyrtare lidhur me këtë proces, kryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, zv.ministri i METE-s Sokol Dervishaj, deklaroi para disa ditësh se prania e konsulentëve të Patton Boggsit përbën një garanci për paanshmërinë e qeverisë shqiptare në këtë privatizim. Megjithatë, mbikëqyrja e kësaj kompanie nuk pengoi që, në privatizimin e ARMO-s, të paraqiteshin dhe të miratoheshin kompani fituese, që figuronin të regjistruara në Angli, SHBA apo Zvicër, të cilat më pas u tërhoqën, për t'ia lënë vendin biznesmenëve shqiptarë, për të cilët shërbyen si mbulim.
Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptaja.com  Lexoni shkrimin

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”