Albpetrol, MF: Të ardhurat e
privatizimit për rritjen e investimeve

Albpetrol, MF: Të ardhurat e <br />privatizimit për rritjen e investimeve
TIRANE - Ministria e Financave deklaron se të ardhurat e privatizimit të Albpetrol do të përdoren për uljen e buxhetit dhe rritjen e investimeve. Deklarata u bë nga sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Dorjan Teliti i pyetur nga opozita gjatë diskutimit nen për nen të buxhetit 2013 në komisionin e ekonomisë.

“85 milionëshi nuk është përfshirë në buxhet. Ky është hartuar gjatë muajve shtator dhe tetor dhe nuk dihej se kur do të vinte dhe si do të vinte. Megjithatë jua thashë se në nenin 9 ku kemi vënë kufirin e financimit të buxhetit të shtetit kemi thënë deficiti është 48. 9 miliardë lekë nga të cilët 500 mln lekë janë privatizime. Automatikisht 85 milionëshi nuk është i përfshirë në parashikimet tona të privatizimeve për vitin e ardhshëm. Të ardhurat nga privatizimi do të përdoren në uljen e stokut të borxhit publik dhe për rritjen e shpenzimeve për investimet”, tha Dorjan Teliti.

Kryetari i këtij komisioni Edmond Spaho shprehet se Albpetrol është në procesin e privatizimit nga kompania Vetro Energy.

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?