Email-i u dërgua në adresën zyrtare që kompania kishte reklamuar në internet SilkRoad. [email protected]. Ja teksti i email-it, që iu nis kompanisë, vetëm pak pasi kishte përfunduar tenderi në Ministrinë e Ekonomisë:
Hello,
I’m a journalist from an albania journal, IDEA, please can you give me an information if your company is the same that is buying ‘Albpetrol” in our country?? Are you the same with “Voltro SilkRoas Equity Ltd”.
Best Regards, Dorina Bilbili
Unë jam një gazetare shqiptare, gazeta IDEA. Ju lutem mund të më jepni informacion nëse kompania juaj është e njëjta kompani që është duke blerë “Albpetrolin”-in në vendin tonë? A jeni ju të njëjtët me “Voltro SilkRoas Equity Ltd”.
[email protected]
00355 69 52 70 896
Tirana, Albania
From:
dorina bilbili [email protected]
to:
[email protected]
date:
07 settembre 2012 14:33
subject:
From IDEA Journal in Albania, need for information about Albpetrol
Përgjigja nuk vonoi të vinte dhe çuditërisht brenda pak më pak se një ore. Përgjigja erdhi pikërisht nga Essad Puškar, adresa e tij elektronike. Puškar ishte njeriu që gjatë zhvillimit të tenderit kishte qenë përfaqësues i konsorciumit që ofroi edhe shumën më të madhe në tender, 850 milion Euro.
Ja dhe teksti i përgjigjes:
Please be advised that the Tender was made in the name of Vetro Energy Pte Ltd, and not Silk Road. Please take all appropriate action to ensure the bidder is properly named under VETRO so there is no confusion. Many thanks…
Ju lutemi të këshilloni se tenderi është bërë në emër të Vetro Energy Pte Ltd, dhe jo Silk Road. Ju lutemi të merrni të gjitha masat e duhura për të siguruar se ofertuesi është quajtur si duhet nën VETRO, kështu që nuk ka konfuzion. Shume faleminderit …
Kindly,
Essad Puškar
Tel: +355.68.903.7373
Europe
Tel: +1.917.432.7931
U.S.
[email protected]
www.essadpuskar.com
from:
Essad Puskar [email protected]
to:
[email protected]
date:
07 settembre 2012 14:46
Subject:
Vetro Energy
Ajo që bie në sy është në skenë del tashmë një tjetër emër, i cili nuk është prezantuar zyrtarisht në procedurën e bërjes së tenderit, “Vetro Energy Pte Ltd”. Elementi tjetër që bie në sy, është se në kontaktin e tij në Evropë, Essad Puškar rezulton me një numër telefoni shqiptar, të kompanisë AMC dhe një numër amerikan. Ndërsa kompania që sipas tij ka marrë pjesë në tender, nën VETRO, është pra “Vetro Energy Pte Ltd”, në faqen zyrtare të të cilës jepet kjo adresë:
Vetro Pte Ltd
#05-06, 605A MacPherson Rd, Singapore 368240
p: 62801197
Website – None Supplied
Email – None Supplied
Me pak fjalë, nëse do t’i referohemi këtij email-i, “SilkRoad” nuk ka marrë pjesë në tender. Edhe pse dje publikisht, të gjithë panë se oferta më e mirë për blerjen e “Albpetrol”-it u ofrua nga konsorciumni “Vetro Silk Road Equity Ltd”.
Ndërkohë, një lajm i agjensisë “Reuters”, njoftohet se kompania shqiptare e naftës “Albpetrol” mund të blihet nga konsorciumi i përbërë nga “Vetro Silk Road Equity Ltd”, me qendër në Singapor dhe “Vetro Energy”, me bazë në Çikago. Pra këtu na del një tjetër pasaktësi, që “Vetro Silk Road Equity Ltd” është me qëndër në Singapor ndërsa në faqen e saj “SilkRoad” rezulton me qendër në Çikago, themeluar në vitin 2003.
Në kushtet e kësaj amullie informacionesh, e vetmja që hesht është Ministrtia e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës. Në mënyrë të pashpjegueshme, kjo ministri ende nuk ka nxjerrë një njoftim në faqen e saj zyrtare lidhur me procedurën e këtij tenderi.
Gazetat shqiptare aludonin se z.Puškar, është një njeri i njohur në botën e bizneso-politikës në Shqipëri dhe në Kosovë dhe një njeri që ka këshilluar politikat ekonomike të kompanisë shqiptare të naftës “Taçi Oil”. Edhe në fotografinë shoqëruese z.Puškar shihet me presidentin e kompanisë, z.Rezart Taçi. Adresimi prej tij i një kontakti telefonik shqiptar, e shton më shumë mjegullnajën se kush janë në të vërtetë ata që po shtien në dorë këtë pasuri të Shqipërisë.
Gazeta IDEA priti një reagim zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, para se ta bënte publik këtë komunkimin me z.Puškar, dhe në mungesë të këtij njoftimi, ne po e publikojmë tani.
IDEA/ www.gazetaidea.com