Albpetrol, Reuters: Oferta e Silk
sa 10 % i GDP-së së Shqipërisë

Albpetrol, Reuters: Oferta e Silk <br />sa 10 % i GDP-së së Shqipërisë
VETRO Energy, një kompani me bazë në SHBA, ka ofruar 850 milionë € për Albpetrol, më shumë se dyfishi i vlerës së vendosur në asetet shqiptaro shtetërore për firmat e naftës.

Oferta e VETRO Energy është e barabartë me 10 për qind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit ballkanik (PBB), shkruan Reuters.

Oferta e Silk Road Equity Ltd jashtë Singaporit, Vetro Energy tejkaloi ofertën prej 790 milion eurosh të Amber Shine.

Vetro Energy, shkruan Reuter, ishte një nga 5 kompanitë e ofruara në tenderin që u çel në prani të gazetarëve, pjesëmarrësve të kompanive në tender dhe anëtarëve të bordit shtetëror.

Blerësi i Albpetrol do të fitojë të gjitha asetet mbi tokë të Albpetrol dhe të drejtën për të shfrytëzuar naftën dhe gazin në territorin shqiptar për 25 vjet. Si për të ëmbëlsuar më shumë marrëveshjen, qeveria i ka dhënë Albetrol edhe të drejtën për të ndërtuar një rafineri si dhe licensën për transportin dhe shpërndarjen e gazit natyror. Dokumentet e ofertave po shqyrtohen dhe ende nuk ka një datë për shpalljen e fituesit.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë  deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!

Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!