TIRANE- Pak ditë para privatizimit, Albpetrol ka marrë një superlicensë: atë të shpërndarjes së gazit natyror. Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, me numër 119, datë 22 gusht 2012, aplikimi i shoqërisë “Albpetrol” sh.a., për licencimin në aktivitetin e shpërndarjes së gazit natyror plotëson kërkesat e parashikuara nga ERE-ja në rregulloren për procedurat e licencimit, modifikimit, transferimit të plotë/të pjesshëm dhe rinovimit të licencave. Prandaj Bordi i Komisionerëve të ERE-s vendosi që të licensojë shoqërinë “Albpetrol” sh.a., në aktivitetin e shpërndarjes të gazit natyror, për një afat 30-vjeçar.
Shoqëria “Albpetrol” sh.a. do të paguajë fillimisht vetëm tarifën e aplikimit në momentin e miratimit të saj nga ERE-ja dhe detyrohet të zbatojë të gjitha detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9946, datë 30.6.2008 “Për sektorin e gazit natyror” dhe kushteve të licencës.
Marrja e kësaj license do të jetë një pasuri e paçmuar për pronarin e ardhshëm të Albpetrol, sepse ai do të ketë si aset të rëndësishëm shpërndarjen e gazit që do të vijë nga gazsjellësi TAP nga Azerbajxhani në Shqipëri.
SPAHIU SOT: DEPUTETE MOS E VOTONINdërkohë që kreu i Aleancës Kuqezi në një takim për pasuritë nëntokësore të Shqipërisë që po zhvillohet sot paradite në Hotel Tirana I bën apel “deputetëve të rrëzojnë pr/ligjin për privatizimin e Albpetrol”.
“Berisha po i ngec përgjegjësinë kolektive Albpetrol”- zyra e shtypit e Aleancës citon të ketë thënë Spahiu.
DJE U SHPALL FITUESIKryetari i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e saj, zv.ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Sokol Dervishaj ka bërë dje publike vlerësimet e ofertave nga ky Komision, ku në vend të pare, me gati 98 të pikëve, nga 100 të mundshme, figuron një konsorcium, i cili paraqiti një ofertë financiare me vlerë 1.1 miliard dollarë amerikanë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të çojë pas pak ditësh për miratim në Këshillin e Ministrave renditjen e kompanive që morën pjesë në tenderin për privatizimin e Albpetrol, ku konsorciumi Vetro Energy dhe Silkroad Equity rezulton se ka marrë pikët maksimale në procesin e tenderit.
(gk/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15