Albpetrol, Vetro Energy: 20% i
garancisë brenda pak ditësh

Albpetrol, Vetro Energy: 20% i<br />garancisë brenda pak ditësh
TIRANE- Kompania Vetro Energy deklaron se është e gatshme të japë garancinë prej 20 % të ofertës prej 850 milionë euro me të cilën fitoi tenderin për blerjen e kompanisë së naftës Albpetrol, dhe shton se kjo garanci do të dorëzohet pas nënshkrimit të një kontrate formale mes palëve.

Vetro Energy, reagoi një ditë pasi Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës lëshoi ultimatumin e fundit në drejtim të kësaj kompanie, e cila u shpall ofertuesja më e mirë për tenderin e blerjes së Albpetrolit me vlerën e 850 milionë eurove. Nëpërmjet një konference për shtyp zv ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj deklaroi dje se negociatat mbeten pezull por nëse Vetro Energy do të depozitojë në ditët në vijim garancinë e kontratës, METE do të tregojë fleksibilitet për të vlerësuar rifillimin e negociatave.

Në një komunikim për shtyp Vetro Energy konfirmon se është e gatshme të japë garancinë, “megjithëse mbetet shume punë për t’u bërë lidhur me kontratën dhe një garanci e tillë normalisht dorëzohet pas nënshkrimit të një kontrate formale mes palëve. “- thuhet në njoftimin për shtyp.

Nga ana e tij zoti Rezart Taçi, aksioneri kryesor i Vetro Energy ka deklaruar se këtë garanci Vetro do ta japë brenda pak ditësh, dhe shprehu besimin se së bashku me qeverinë se së shpejti do të finalizohen negociatat.

“Ne kemi kërkuar nga Qeveria një numër dokumentesh të lidhura më privatizimin. Nga ana e saj, Qeveria ka kërkuar një garanci kontrate, të cilën Vetro Energy do ta japë brenda pak ditësh. Këto janë negociata komplekse dhe ka shumë detaje për t’u mbuluar. Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit."- thuhet në njoftimin për shtyp.

Vetro Energy, një konsorcium i YPO (grupi Taçi), e cila zotëron 51 % dhe Silk Road Equity nga SHBA, fitoi tenderin në shtator të 2012 duke ofruar vlerën e 850 milionë eurove. Ndërkohë, Albpetrol, kompania e naftës dhe e gazit në Shqipëri, aktualisht është në zotërim të qeverisë shqiptare, me qendër në Patos.  Dje Dervishaj tha se Vetro, nuk kishte dorëzuar garancinë 20 % ose 170 milionë euro të kontratës megjithëse ishte shtyrë afati i negociimit të kontratës me 60 ditë, dhe pas skadimit të afatit të fundit ligjor, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i lind e drejta të kërkojë ekzekutimin e procedurës së tërheqjes së garancisë së ofertës prej 10%, në vlerë prej 85 milionë eurosh.

Oferta prej 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol përbën 10 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto
 Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?