TIRANE- “Vetro Energy” konfirmon pagensën e garancisë prej 170 milionë euro, ose 20 % e shumës prej 850 milionë euro, që ky konsorcium ofroi për blerjen e kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol. Njoftimi është bërë nga zyra e shtypit e vetë Vetro Energy.
“Vetro Energy konfirmon pagesën e garancisë prej 170 mln euro dhe përfundimin me ritme të përshpejtuara të të gjithë marrëdhënieve në METE duke afruar datën e pagesës tërësore prej 850 milionë euro.”- thuhet në njoftimin për shtyp të vetë Vetro Energy.
Më 10 dhejtor METE lëshoi ultimatumin e fundit në drejtim të kësaj kompanie, e cila u shpall ofertuesja më e mirë për tenderin e blerjes së Albpetrolit me vlerën e 850 milionë eurove. Nëpërmjet një konference për shtyp zv ministri i Ekonomisë Sokol Dervishaj deklaroi më 10 dhjetor se negociatat mbeten pezull por nëse Vetro Energy do të depozitonte në ditët në vijim garancinë e kontratës, METE do të tregonte fleksibilitet për të vlerësuar rifillimin e negociatave.
Vetro Energy është një konsorcium i YPO, në pronësi të Rezart Taçit, i cili zotëron 51 %, në këtë konsorcium, dhe Silk Road Equity nga SHBA. Kompania fitoi tenderin në shtator të 2012 duke ofruar vlerën e 850 milionë eurove. Ndërkohë, Albpetrol, kompania e naftës dhe e gazit në Shqipëri, aktualisht është në zotërim të qeverisë shqiptare, me qendër në Patos. Më 10 dhjetor Dervishaj tha se Vetro, nuk kishte dorëzuar garancinë 20 % ose 170 milionë euro të kontratës megjithëse ishte shtyrë afati i negociimit me 60 ditë, dhe pas skadimit të afatit të fundit ligjor, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i lindte e drejta të kërkonte ekzekutimin e procedurës së tërheqjes së garancisë së ofertës prej 10%, në vlerë prej 85 milionë eurosh.
Në një reagim të një dite më pas pagasa do të bëhej por negociatat ishin komplekse dhe kishte shumë detaje për t’u mbuluar. "Gjithsesi, unë kam besim se së bashku me Qeverinë do të finalizojmë negociatat së shpejti dhe do arrijmë në një përfundim të suksesshëm të transaksionit"- deklaronte Rezart Taçi, aksioneri kryesor i Vetro Energy .
Oferta prej 850 milionë euro për blerjen e Albpetrol përbën 10 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.1%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
9%
Vota total: 2201
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacioni i SPAK/ Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Ura lidhëse mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve
25 Nëntor, 22:53
-
Në pranga me urdhër të SPAK, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu porositi vrasjen e gazetarit Saimir Kodra, krimi do të kryhej nga grupi Çopja
25 Nëntor, 22:34
-
Trump: Akuzat penale ndaj meje ishin rrëmbim politik, demokratët shpërdoruan taksat e amerikanëve për të goditur
25 Nëntor, 22:17
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici
25 Nëntor, 22:09
-
Nga Suel Çela tek i vëllai, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë
25 Nëntor, 22:00
-
Vrasja e Martinit, gazetari te ‘5 pyetjet’: Të sqarohet a ishin dy thika në vendngjarje? Zëdhënësi i policisë: Një autor, po punohet për masa të reja sigurie në shkolla! Prençi: Dështim
25 Nëntor, 21:53
-
Rrëzimi i avionit në Lituani, ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Mund të jetë i lidhur me sabotim
25 Nëntor, 21:46
-
Shtëpia e Bardhë: Ka progres për armëpushimin në Liban, por ende nuk kemi arritur në fund
25 Nëntor, 21:44
-
Operacioni i SPAK, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij
25 Nëntor, 21:28
-
E keni njohur Kosovën! Nervozohet Vuçiç: Nuk është thënë kurrë, nuk dua 'Serbinë e Madhe'
25 Nëntor, 21:18
-
SHBA/ Prokurori i Posaçëm Jack Smith kërkon pushimin e çështjeve ndaj Trump për ndërhyrje në zgjedhje dhe dokumenteve sekrete
25 Nëntor, 20:50
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46