Albpetrol, vlera rritet gjatë shitjes
Zbulohen vendimet e ERE-s

Albpetrol, vlera rritet gjatë shitjes <br />Zbulohen vendimet e ERE-s
TIRANE- Kompania Albpetrol pas shpalljes së privatizimit nga ana e qeverisë është pasuruar me më shumë asete dhe të drejta nga sa kishte më parë cka e bën të duket shumë e vogël ofertën prej 850 milionë eurosh që e renditi të parën në garë. Pak ditë pas zhvillimit të tenderit mësohet se Enti Rregullator i Energjisë i ka akorduar kompanisë dy licensa njërën për të drejtën ekskluzive të transmetimit të gazit natyror dhe të dytën për të drejtën ekskluzive të shpërndarjes së gazit natyror. “SHQIPTARJA.com” publikon dhe faksimiliet ku faktohet dhënia e këtyre dy licensave të rëndësishme.

Sipas gazetës me këto dy leje në rast se gazsjellesi Trans adriatik Pipeline do kalojë në vendin tonë ajo do të mund të ndërtojë rrjetin e stokimit dhe lidhjete të tubacionit të nivelit të dytë që do të lidhë linjën kryesore me objektet industrial dhe qytetet kryesore për konsum familjar.
Mësohet se edhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore i ka dhënë asaj të drejtën mbi kriporet e boshatisura të Dumresë që mund të përdoren nga pronari privat në të ardhmen si një kapacitet shumë i mirë magazinimi gazi sic përdoret në Gjermani. Fjala është për kriporet “diapire” që nuk përdoren më për të nxjerrë kripë.

Nga ana tjetër duke dhënë të drejtën për rafinim nafte dhe atë për operator të privilegjuar në fushën e energjisë vlera e Albpetrol rritet shumë më tepër.
Albpetrolit i është dhënë dhe një kopetencë të cilët e mbajnë institucionet shtetërore në vendet e tjera, që ka të bëjë me rregullimin e marrëdhënieve të licensimit me kompani private të cilave ajo ju u jepte në përdorim fsuha nafte, por që do ti vazhdoje t’i kontrollojë dhe pas privatizimit.

Po kështu gjatë amendimit në Kuvend ligji për formulën e privatizimit u amendua duke lënë obsionin e shtimit të një liste të rë të njoghur si lista C. Kjo listë përmban zonat e reja kryesisht ato bregdetare ku Albpetroli privat licensohet për të kërkuar naftë.

(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!