ALBtelecom dhe Eagle, ndihmë
për familjet e varfra në Baldushk
Një vlerë e konsiderueshme monetare, një fugon me artikuj të ndryshëm ushqimorë, si dhe lodra e veshmbathje kanë qenë “dhuratat” e ALBtelecom dhe Eagle Mobile për disa familje nga komuna e Baldushkut.
TIRANE- Një vlerë e konsiderueshme monetare, një fugon me artikuj të ndryshëm ushqimorë, si dhe lodra e veshmbathje kanë qenë “dhuratat” e ALBtelecom dhe Eagle Mobile për disa familje nga komuna e Baldushkut. Ka qenë një prej punonjësve të kësaj kompanie që inicioi këtë nismë në prag të festave të fundvitit, për më shumë përkrahje për ata që kanë nevojë. Stafi i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, ka arritur të grumbullojë “dhuratat” për këto familje për një periudhë afro dy javore.
“Me anë të kësaj nisme që shuan sadopak nevojat e shumta të pjesëtarëve të këtyre familjeve nga Baldushku, stafi i kompanisë synon që krahas ndihmës konkrete, të arrijë të japë një shembull të mirë edhe për punonjësit e kompanive të tjera që operojnë në Shqipëri, në mënyrë që edhe ata të japin kontributin e tyre për familje apo njerëz në nevojë”, shprehen në një deklaratë për media përfaqësues të “AlbTelecom”.
Familjet që kanë përfituar nga kjo ndihmë janë disa. E para është familja e Shkëlqim Karajt, e përbërë nga 6 pjesëtarë, ku nëna dhe babai janë të sëmurë, ndërkohë që 4 fëmijët e tyre po rriten me shumë vështirësi për shkak të të ardhurave të kufizuara dhe kushteve të rënda të jetesës. Ndërkohë, edhe dy familjet e tjera, familja Balla dhe familja Pojana përkatësisht me nga 7 pjesëtarë, jetojnë në vështirësi të mëdha ekonomike.
(Ne foto: Familje ne Baldush duke marre ndihmat)
(foto: ndihmat e shperndara)
Redaksia online
(bg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1574
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26