Albtelecom, Elvana Gjata imazhi
i ri, prezantohet produkti "IP TV"

Albtelecom, Elvana Gjata imazhi<br />i ri, prezantohet produkti
TIRANE - Këngëtarja Elvana Gjata do të jetë imazhi i ri i kompanisë Albtelecom. Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi edhe produktin më të ri "IP Tv", që është një shërbim televiziv interaktiv përmes internetit. Ky prezantim u bë në një mbrëmje gala të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, në praninë e personaliteteve më të njohura të politikës, medias, biznesit, artit dhe kulturës.

Albtelecom, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri prezantoi pasditen e së enjtes Elvana Gjatën si imazhin e ri të saj. 

“U gëzova shumë kur mora ftesën sepse kjo kompani ka qenë në fakt,  pranë meje prej shumë vitesh ashtu siç ka qenë për çdo shqiptar prej dekadash. Është një ata kompani që rinovon, prëmirëson, thjeshtëson atë që për ne është si frymëmarje, që është komunikimi.” u shpreh Elvana Gjata

Prezantimi i këngëtares Gjata, si fytyra e re e Albtelekom, u bë në një mbrëmje gala të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar dhe në praninë e personaliteteve më të njohura nga fusha të ndryshme të politikës, medias, biznesit, artit dhe kulturës.

Elvana Gjata
(Në foto Elvana Gjata, gjatë prezantimit si imazhi i ri i kompanisë Albtelecom)

Drejtori i Përgjithshëm i Albtelekomit, Erkan Tabak, gjatë fjalës së tij përshëndetëse mbajtur në këtë aktivitet tha se, kompania do të vazhdoi rrugën e saj të të qenit lider duke sjellë gjithmonë inovacione dhe shërbime me cilësi. Ai prezantoi dhe prokduktin më të ri të kësaj kompanie, "IP Tv" që është një shërbim televiziv interaktiv përmes internetit.

"Me krenari ne prezantojmë sot shërbimin më modern të kësaj dekade, “IP TV”  shërbimin e televizionit nëpërmjet internetit. Kjo është një verë e shtuar për ne dhe një stil i ri jetese për ju. Me Albtelecom Tv shtëpia apo zyra juaj do të ndryshojë përgjithmonë. Të më falin miqtë gazetarë, deri më tani televizioni na ka kontrolluar por tani e tutje do të jemi ne si konsumatorë që do ta kontrollojmë televizionin. Duke qenë një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri, Albtelecom jep kontributin e tij në rritjen dhe zhvillmin e këtij vendi, kontribut që do të vazhdojë. Ne vërtet jemi këtu për të qëndruar.” u shpreh Erkan Tabak, Drejtori i Përgjithshëm i Albtelecomit 

Ky është ndryshimi i parë madhor i imazhit që prej privatizimit të Albtelecom dhe "Eagle Mobile" nga grupi turk "Çalik" në vitin 2007. Kjo është kompania e vetme që mund të ofrojë një gamë kaq të madhe shërbimesh në çdo zonë të Shqipërisë.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç