Thiago Alcantara me shumë mundësi do të luajë ndeshjet e fundit me Bayern Mynchen, pasi gjatë kësaj vere do të largohet. Mesfushori 29-vjeçar ka refuzuar bisedimet për të rinovuar kontratën e cila përfundon në verën e 2021.
Sipas gazetës gjermane ‘Bild’ shokët e ekipit të Alacantara-s te Bayern Mynchen kanë zbuluar skuadrën e re të lojtarit me origjinë braziliane. Sipas tyre ata ai sezonin e ardhshëm do të kuajë për Liverpool, në një kohë kur Kloop e ka shprehur haptazi dëshirën për të patur në skuadër mesfushorin teknik.
Gjithsesi Liverpool mund të mos jetë vetëm në këtë garë. Më shumë punë se askush mund t’i prishë Barcelona, e cila në vitin 2013 kur e shiti te Bayern vendosi edhe një kluazolë. Në rast se Alcantara dëshiron të kthehet të Barcelona atëherë katalanasit mund ta blejnë për 25 mln euro.