Carlos Alcaraz po hyn në librat e historisë së tenisit edhe pse vetëm 22 vjeç. Tenisti spanjoll ia ka dalë të fitojë me shumë lehtësi finalen e ATP 500 në Doha të Katarit, duke mposhtur për 50 minuta Arthur Fils. Francezi rezistoi shumë pak në finale, pasi Alcaraz nuk i dha asnjë mundësi duke fituar 2-0 me sete, 6-1 dhe 6-2.
Për Alcaraz ky ishte titulli i parë në Katar dhe shumë i kërkuar pasi vitin e kaluar u eliminua në çerekfinale. Megjithatë për spanjollin është titulli i 26 në një karrierë mbreslënëse që ka edhe shumë vite para. Me këtë fitore Alcaraz, i cili mban numrin 1 në botë, mbetet i pamposhtur në 2026 dhe rrit në 3000 pikë diferencën me numrin 2 të botës italianin Yannik Sinner. Pas triumfit në Doha Alcaraz u shpreh se ‘i kishte mbetur shija e hidhur nga viti i kaluar dhe se donte ta shndërronte patjetër në sukses’.
Që nga prilli i vitit 2015, kur u ndesh me David Goffin në Miami, Alcaraz ka qenë finalist në 12 nga 13 turnetë e tij të fundit dhe kampion në 10 prej tyre.
Komente










