“Alcatraz i maleve shkëmborë”, ky është burgu ku u transferua El Chapo

“Alcatraz i maleve shkëmborë”, ky është burgu ku u transferua El Chapo

Joaquin El Chapo Guzman, i konsideruar si ‘Zot i drogës’, i shpallur fajtor për dhjetë akuza është transferuar nën masa të rrepta në burgun e sigurisë së lartë “ADX Florence”, të quajtur edhe “Alcatraz i maleve shkëmborë”. Burgu ku ‘El Chapo’, i famshëm për arratisjet spektakolare nga burgjet meksikane, do të kryejë dënimin, ndodhet në Kolorado dhe në një zonë larg kontakteve me botën e jashtme.

Një gjykatë në Nju Jork e dënoi “El Chapo” Guzman, me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet.

Guzman, 62 vjeç, u shpall fajtor për dhjetë akuza, përfshirë atë për trafikim të drogës dhe pastrim parash, në muajin shkurt.

“El Chapo” është akuzuar për dërgimin e qindra tonelatave kokainë në SHBA, si dhe për konspiracion për të shpërndarë heroinë, metamfetaminë dhe marijuanë.

Ai po ashtu thuhet se ka paguar njerëz për të kryer qindra vrasje, sulme, rrëmbime dhe akte torturash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë