Arrestimi i djalit i bosit të drogës ‘El Chapo’, gruaja e tij emërohet 'mbretëresha' e kartelit ‘Sinaloa’

Arrestimi i djalit i bosit të drogës ‘El Chapo’, gruaja e tij emërohet 'mbretëresha' e kartelit ‘Sinaloa’

Ovidios Guzman Lopez dhe Adriana Meza Torres

‘Mbretëresha’ e re e kartelit të Meksikës është Adriana Meza Torres, nusja e shefit të kartelit Sinaloa, Joaquin El Chapo Guzman Loera, gruaja e djalit të tij,  Ovidios Guzman Lopez i njohur si “El Raton”, që u  arrestua më 5 janar në qytetin Culuacan.

Sipas revistës angleze "The Times", Meza Torres e ka quajtur veten ‘mbretëresha’ e krahut të Los Chapitos të kartelit famëkeq Sinaloa. Rreth të 30-ave, nusja e El Chapo-s po shfaq ‘fuqinë’ e saj nëpërmjet një sërë postimesh dhe videosh në platforma të ndryshme të mediave sociale si TikTok. Madje, ajo nxjerr në pah autoritetin e saj të ri duke e quajtur veten "gruaja e shefit".

Roli i ‘mbretëreshës narko’ në kartelin meksikan të drogës dukej se u zbulua për herë të parë në vitin 2019 kur burri i saj u arrestua fillimisht.

Afërsia e Adriana Meza Torres me botën e trafikut të drogës nuk lidhet vetëm me familjen e El Chapo. Ajo konsiderohej një ‘mbretëreshë e narko-ve’ pasi babai i saj, Raul Meza Ontiveros, i njohur si "El M6", ishte një udhëheqës i rangut të lartë të kartelit Sinaloa. Babai i Meza Torres u vra në një shkëmbim zjarri në Culiacan, Sinaloa, në vitin 2007. Duke pësuar një fat të ngjashëm, vëllai i saj, Cesar Raul, i njohur si "El Mini M6", u vra gjithashtu në një konfrontim të armatosur në moshën 18-vjeçare.

Martesa me djalin e El Chapo-s bëri që Meza Torres të bëhej më e fundit në mesin e numrit në rritje të grave që janë ngritur në radhët e kartelit. Autoritetet meksikane u vunë në dijeni për rolin e Meza Torres dhe grave të tjera në operacionet e përditshme të kartelit të drogës, gjë që bëri që autoritetet të ngrinin llogaritë bankare të nuses së El Chapo.

El Chapo thuhet se ka 23 fëmijë, por vetëm Ovidio dhe tre djemtë e tij të tjerë, të njohur si Los Chapitos, merrnin pjesë në operacionet e kartelit Sinaloa. Ovidio u arrestua më 5 janar muaj në shtetin Sinaloa të Meksikës pas disa orësh konfrontimesh me ushtrinë që mori jetën e 29 personave, 10 prej tyre trupa meksikane.

Katër djemtë e El Chapo, të njohur si Los Chapitos, thuhet se kishin marrë role drejtuese në kartelin Sinaloa pasi babai i tyre u arrestua dhe u ekstradua në SHBA. Los Chapitos janë Ovidio, Joaquin Guzman Lopez, Ivan Archivaldo Guzman Salazar dhe Jesus Alfredo Guzman Salazar. Nën udhëheqjen e tyre, karteli Sinaloa ka vazhduar të jetë një nga kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë./Latinpost.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur