Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin për kthimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, për rigjykimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit, Aldo Bare, duke sqaruar se nuk ka rrëzuar dënimin me burg përjetë por ka rrëzuar vendimin e kolegjit penal të gjykatës së lartë për mospranim rekursi.
Kushtetuesja ka reaguar një ditë pasi media mundi të zbardh një vendim që ishte marrë një muaj më parë por s'ishte bërë asnjëherë publik nga gjykata.
Sipas Gjykatës Kushtetuese, "një pjesë e hetimit dhe gjykimit të Aldo Bares është zhvilluar pa praninë e avokatit, ndërsa disa dëshmi u dëgjuan në gjyq pa prezencën e Aldo Bares", e kjo ka qenë një ndër argumentet që ka bindur kushtetuesen të pranojë pjesërisht padinë.
Gjatë ditës së djeshme dhe sot Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në disa media të shkruara dhe elektronike është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka anuluar vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm të të dënuarit Aldo Bare.
Në këtë situate, Gjykata Kushtetuese vlerëson të informojë mediat dhe publikun si më poshtë vijon:
"Gjykata Kushtetuese në datën 08.02.2017 ka vendosur: “Pranimin pjesërisht të kërkesës. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. Aktualisht, çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, konform parashikimeve të ligjit procedural dhe në përputhje me afatin ligjor, dhe menjëherë pas shpalljes vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut", sqaron kushtetuesja.
Por çfarë pritet të rishqyrtohet në Gjykatën e Lartë e cila më parë kishte vendosur të mospranojë rekursin e Bares?
Më 4 tetor 2012 Bare ju drejtua Gjykatës së Lartë me Rekurs ku kërkonte të shfuqizoheshin dënimet e dhënë ndaj tij tek krimet e rënda për “Per kryerjen e veprave penale te "Vrasjes me paramendim" te shtetasit Genci Kashari, "Vrasjes me paramendim" te mbetur ne tentative te shtetasit Artur Daja, ...... te " Mbajtjes pa leje te armeve luftarake", te "Shkatërrimit te prones me zjarr te banesës", te " Krijimit te Organizates kriminale", te " Kryerjes te veprave penale nga organizata kriminale".

(Rekursi i Aldo Bares në Gjykatën e Lartë)
Por këtë rekurs më 2 korrik 2015 Kolegji Penal i kryesuar nga relatori Tom Ndreca e rrëzoi duke mos e pranuar.
Është pikërisht ky objekt padie që sipas Kushtetueses, Gjykata e Lartë duhet ta rishqyrtojë, por këtë herë me një tjetër trup gjykuese.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO