Aldo Hoxha, tension në gjyq
familjarët qëllojnë prokurorin
Në fund të seancë gjyqësore e motra e të pandehurit është shkëputur nga familjarët dhe i është afruar prokurorit të çështjes duke e qëlluar me çantë dhe madje në një moment ka tentuar ta qëllojë me dorë.(Foto: motra e Aldo Hoxhës me rreth të kuq)
TIRANE - Incident në sallën e gjyqit të Gjykatës së Tiranës ku po gjykohet Aldo Hoxha i akuzuar për vrasjen e Fatbardha Hoxhës, në tentativë për të grabitur një varëse më 7 gusht 2012.
Në fund të seancës gjyqësore e motra e të pandehurit është shkëputur nga familjarët dhe i është afruar prokurorit të çështjes, Endrit Bimi duke e qëlluar me çantë dhe madje në një moment ka tentuar ta qëllojë me dorë.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë që ndodheshin jashtë sallës së gjyqit që të merrnin situatën nën kontroll.
Ndërkohë që në seancë ishin të pranishëm vetëm dy policë.
Me ndihmën e policëve që erdhën në sallë u bë izolimi i vajzës dhe më pas shoqërimi në komisariat.
Vetë prokurori nuk ka bërë asnjë veprim, ndërkohë që avokati mbrojtës Sajmir Visha ka kritikuar ashpër veprimin e familjarëve dhe ka ndërhyrë për të ndërprerë veprimet e dhunshme.
SEANCA Para se të ndodhte incidenti avokati kërkoi dhe një provë të re nga gjykata, para se të lexojë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes.
Visha kërkoi riespektim të kapelës, për të parë nëse i përshtatet apo jo kokës të pandeurit të tij. Kapelja e dorëzuar nga familjarët e viktimës Fatbardha Tafa është një nga provat kryesore të prokurorisë, ndërkohë që Aldo Hoxha pretendon se nuk është e tija.
Këtë kërkesë gjykata e rrëzoi. Atëherë avokati kërkoi kohë që të jepte konkluzionet përfundimtare. Gjykata e pranoi dhe séance u shty më 27 nëntor.
VRASJA NE GUSHT Dy motrat, Fatbardha Tafa, 38 vjeçe dhe Lumturie Gjana kishin dalë për të bërë xhiron e mbrëmjes në shëtitoren pranë ish- fushës së Aviacionit kur janë bërë pre e grabitjes nga dy të rinj të cilët lëviznin me motorçikletë. Katër ditë pas vrasjes Aldo Hoxha u arrestua, por 20 vjeçari nuk e pranon vrasjen. Ndaj Hoxhës, prokuroria kërkon dënimin burg për jetë.
(Ne foto: majtas Aldo Hoxha dhe djathtas ne rreth te kuq motra e Aldo Hoxhes e pranishme në një nga seancat gjyqësore)Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
2 Dhjetor, 11:38
Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?
-
Po
49.4%
-
Jo
40.9%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 1055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministrja e Jashtme e Kosovës Gërvalla: Serbia e ka portofolin në Bruksel e zemrën në Moskë
2 Dhjetor, 19:25
-
Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!
2 Dhjetor, 19:12
-
'Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës', BBC: Një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës
2 Dhjetor, 19:01
-
Tiranë/ Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej'! Veliaj: Secili të ndezë dritën e zemrës!
2 Dhjetor, 18:49
-
Siri/ Luftimet mes ushtrisë së Assad dhe xhihadistëve shkaktojnë mbi 500 të vdekur, mes tyre 92 civilë
2 Dhjetor, 18:42
-
Siri/ Filoturqit rrethojnë Haman për të ndaluar ardhjen e përforcimeve iraniane
2 Dhjetor, 18:38
-
Niko Pojani: Jeta dhe veprimtaria Shkencore e Prof. Inxh. Egon Gjadrit
2 Dhjetor, 18:21
-
Kryeprokurori i Beogradit: Së shpejti do të vendoset lidhur me aktakuzën kundër Radoiçiç
2 Dhjetor, 18:14
-
Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve, avokati Petraj në Report Tv: Legjitime, kanë pasur kërcënime! Bala: Politika do të pengojë punën e SPAK
2 Dhjetor, 18:10
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor, 18:06
-
Kriza politike në Francë: Le Pen dhe Mélenchon synojnë rrëzimin e qeverisë Barnier
2 Dhjetor, 18:04
-
Frrok Çupi: Pse Amerika na kujtoi Çlirimin në 29 Nëntor?
2 Dhjetor, 17:54