Aldo Terrusi: Shteti shqiptar të
gjejë eshtrat e Giuseppe Terrusit

Aldo Terrusi: Shteti shqiptar të<br />gjejë eshtrat e Giuseppe Terrusit
Italiani Aldo Renato Terrusi ka një odise 25-vjeçare kërkimesh për varrin e të atit Giuseppe Terrusi që diktatura e burgosi dhe në vitin 1952 vdiq në burgun e Burrelit.
 
Gjatë promovimit të librit të tij më të ri “Brenga ime shqiptare” që përshkruan edhe tragjedinë e familjes italiane në Shqipëri në kohën e diktaturës Aldo u ka kërkuar institucioneve të shtetit dokumentacionin e vdekjes së Giuseppe Terrusit në Burgun e Burrelit dhe vendin ku e kanë varrosur.
 
“Mendoj se institucionet duhet ta dinë dhe ta gjejnë ku janë eshtrat e babait tim. Aty në Burrel është një strukturë militare. Ndaj përgjigjen për këtë duhet ta japin vetëm institucionet. Janë ato që mund të japin leje për të hyrë në këtë terren për të verifikuar ato që më janë thënë. Të gjithë më kanë thënë gjëra e ndryshme dhe s’është arritur asgjë.

Unë mbaj mend se kur ne 2012-n kam vajtur në burg, ata u zunë para meje për çështje teknike e administrative. Burgu i Burrelit është terreni ku unë duhet të kërkoj, ky është terreni im. Duhet të kërkoj sepse unë duhet kem besim sepse më janë dhënë dëshmi të sakta, jo alternative; që të burgosurit e Burrelit janë varrosur aty deri ne vitin 1955.

Unë u besoj atyre dëshmive dhe jo njerëzve që më thonë gjëra të tjera. Mendoj që eshtrat duhet të jenë aty dhe s’mund të themi të kërkojmë, por dua vetëm të verifikohet në atë kamp.

Berisha dhe Rama kanë bërë të njëjtën gjë, për shkak të konflikteve të tyre brenda politikës shqiptare, ata gjithë informacionet që ia lënë njërit, nuk ia lenë tjetrit. Unë pritem me buzëqeshje kur kthehem të kërkoj eshtrat e babait tim. Ai njeri që vepronte kështu nuk është më, por po përsëritet ajo që ka ndodhur 50 vjet më parë në mënyrën më xhentile",
 thotë ai.
 
Giueseppe Terrusi vdiq në Shqipëri pa i dhënë as lamtumirën e fundit të birit dhe të shoqes Aurelia. Ata ishin riatdhesuar në Itali dhe prisnin lirimin nga burgu.
 
Terrusi shkruan në këtë libër se shkak i dënimit të babait të tij ka qenë fakti që Enver Hoxha ka kërkuar të ketë lidhje dashurie me nënën e tij dhe ajo e refuzoi.
 
Por historia tragjike e ish-drejtorit të bankës tregtare të Vlorës në vitet ‘45 dhe familjes së Aldo Terrusit që kishte vendosur të jetonte në Shqipëri pasqyrohet e plotë në librin e ri “Brenga ime shqiptare”, që u promovua nga Instituti Italian i Kulturës dhe Instituti i Krimeve të Komunizmit në Bibliotekën Kombëtare. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'

Magjia e Krishtlindjeve, qindra njerëz shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'