Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një protestë në Aeroportin e Rinasit kundër vizitës së Ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivan Mrkic.

Aktivistë të AK-së u mblodhën në dalje të seksionit "VIP" të aeroportit "Nënë Tereza" me banderola dhe bilbilë për të pritur, siç shprehen ata, “ashtu siç e meriton ministrin e Jashtëm të Serbisë, i cili përfaqëson shtetin e Serbisë i cili ka deklaruar se nuk do të njohë kurrë Kosovën."

“Aleanca KuqeZi shpalosi një banderolë ku shkruhej 'Kosova është Shqipëri". Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar dhe më parë që shteti shqiptar duhet të kushtëzojë çdo marrëdhënie me Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një apel që ka rënë në vesh të shurdhër pasi diplomacia shqiptare e gjunjëzuar prej ministrave "kukulla" jo vetëm që nuk është shprehur kurrë për këtë çështje por fton dhe organizon me porosi të shtetasit Sali Berisha vizita te zyrtarë të lartë të Serbisë.”, lexohet në njoftimin për shtyp të Aleancës Kuq e Zi.

aleanca kuqezi proteste rinas mrkic


(Gre.M/Shqiptarja.com)