RROGOZHINE- Aleanca Kuq e zi kërkoi sot gjatë një tubimi në Rrogozhinë largimin e qeverisë dhe Berishës. Në qytetin e njohur si bastion të demokratëve kreu i AK Kreshnik Spahiu tha se ka ardhur të largohet qeveria më e korruptuar e Europës.
“Të bashkuar do t’ia dalim të largojmë qeverinë e ministrave më të pasur në historinë 100 vjeçare të Shqipërisë” deklaroi kryetari i lëvizjes politike Aleanca Kuq e Zi.
Lideri i kuqezinjve u ndal më tej tek bllokada që strukturat e pushtetit qendror dhe vendor kanë orkestruar ndaj aktivitetit politik të Aleancës KuqeZi. “Ata s’janë burra ata janë burracakë. Kanë angazhuar çdo qelizë të pushtetit të tyre që e trajtojnë si pronë të trashëguar për të bllokuar ortekun kuqezi i cili po mbledh rreth tij shqiptarët pa dallim feje, krahine, gjinie dhe bindje. Ata kanë frikë nga NE, kanë frikë nga JU, ata kanë frikë nga kuqezinjtë” – deklaroi lideri i kuqezinjve Kreshnik Spahiu.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com