Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka vizituar sot familjet e ish të burgosurve politik të sistemit diktatorial në Tiranë. Spahiu u ndal në banesën e njërit prej tyre, Ylli Asllani i cili jeton bashke me 5 antarët e tjerë të familjes së tij, pa të ardhura, pa pension, pa siguri. Spahiu u shpreh se ish të burgosurit politik janë lënë në meshirë të fatit. “Nuk mjaftoi burgu politik tani kjo shtresë e shoqërisë shqiptare prej 22 vitesh është në mjerim ekonomi. Mbi Yllin dhe familjen e tij, por edhe mbi mijera ish të burgosur politik po kryhet një pushkatim i dytë, ata janë “pushkatuar” me harresën e gjatë dhe të mundimshme të pushtetit të Sali Berishës i cili në periudhë zgjedhjesh kerkon voten e tyre dhe pas tyre ai harron madje injoron Yllin dhe mijëra të tjerë si Ylli që mbi kurriz mbajnë peshën e viteve të gjata të burgut” – deklaroi Spahiu.

(o/b.shqiptarja.com)