Kallëzimi blof në SPAK i Aleancës për Teatrin ndaj Luigi Soreca-s! Kreu i delegacionit të BE ka imunitet diplomatik! Me të paditet edhe Veliaj

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.Përfaqësuesja ligjore e Aleancës, Adriana Kalaja, tha se është e papranueshme që takime të një niveli të tillë, siç ishte ai mes Sorecës dhe kryetares së Gjykatës Vitore Tushe të kalohen në heshtje dhe në fshehtësi. Por ky kallëzim duket qartë se është një blof për arsye se ambasadori i Bashkimit Europian ka imunitet diplomatik dhe nuk mund të jetë subjekt nga institucionet e vendit tonë.

"I kemi kërkuar SPAK që të sekuestrojë telefonat e Sorecës dhe Veliajt, SPAK dhe GJKKO duhet të dalin me qëndrim të prerë, ne jemi të bindur se SPAK përmes hetimeve do na japin të drejtë”, u shpreh Kalaja për mediat.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paditur z. Soreca dhe Erion Veliajn për  kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 244/a i Kodit Penal, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë”, parashikuar nga neni 259/a i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal,  kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
"E gjejmë me vend t`Ju theksojmë faktin se, megjithëse Gjykata Kushtetuese me vendimin e datës 02.07.2021 na ka dhënë të drejtë, se ne si qytetarë të këtij vendi të Republikës së Shqipërisë që aq shumë dëshirojmë të aderojmë në Bashkimin Evropian, e shohim me shumë shqetësim sjelljen e përfaqësuesit të BE-së në Tiranë si lobues në favor të Kryetarit të Bashkisë Tiranë (dhe jo vetëm) në shkelje të plotë të parashikimeve të Konventës së Vjenës dhe konkretisht nenet 41 dhe 42, duke ulur dukshëm jo vetëm reputacionin personal por edhe atë të Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Shqetësimit tonë publik në lidhje me këtë takim “zyrtar” jashtë formatit standard të transparencës, jo vetëm që i duhej kthyer një përgjigje në lartësinë e shqetësimit publik në lidhje me efektet që ka prodhuar ky takim, por edhe një transparencë e plotë bazuar në dispozita ligjore në lidhje me protokollin e këtij takimi", thuhet ndër të tjera në kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

(...) Kërkojmë nga struktura e SPAK, konfiskimin e të gjithë kamerave brënda dhe jashtë godinës së Gjykatës Kushtetuese si dhe të gjithë aparaturave të komunikimit si celular, kompjuter, laptop dhe çdo provë tjetër të personave të dyshuar, të ambasadorit Soreca dhe Erion Veliaj, prova të cilat do të shërbejnë në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë në cënim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor.

Por sipas ligjit ndërkombëtar ambasasori Soreca është i paprekshëm dhe me këtë atij nuk mund t'i merret celulari për tu ekzaminuar. E gjitha zyra e delegacionit të BE në Tiranë ka imunitet diplomatik ashtu si ambasadat e tjera në vendin tonë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton se për  arsyet që ka radhitur i ka nisur kërkesë si Presidentit të Republikës ashtu edhe Ministes së Jashme dhe të Europës Olta Xhaçka, shpalljen e ambasadorit Soreca “Non Grata”, edhe pse në shkresën e tyre është shkruar gabim, duke e thënë "Non Grada". 

Kujtojmë se "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit"  e ka akuzuar z. Soreca se po ndërhyn në vendimet e Gjykatës Kushtetuese për teatrin dhe po lobon pro kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.  Këto akuza të rënda, Adriana Kalaja i bëri para se të merrej vendimi nga Kushtetuesja për Teatrin. Ajo i bazon akuzat në disa fjalë që njerëzit që përkrahin Aleancën për Teatrin dhe rrinë përballë Gjykatës Kushtetuese e kanë parë ambasadorin të hyjë në Gjykatën Kushtetuese më 16 qershor kur po zhvillohej seanca dhe më pas të dilte nga dera e pasme. Këto akuza janë hedhur poshtë me një reagim të ashpër nga delegacioni i BE-së ku thotë se janë shpifje që do të ndoqën në mënyrë ligjore.

"Spekulime dhe presione" i konsideroi edhe Gjykata Kushtetuese pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Në përgjigje të këtyre akuzave, Gjykata Kushtetuese theksoi se takimi me Sorecën ishte një takim rutinë, i planifikuar më parë, lidhur me funksionimin dhe veprimtarinë e kësaj Gjykate, duke shtuar se nuk është diskutuar për asnjë çështje konkrete.

(Kliko këtu për Kallezimin e Sorecës)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:55
Gafa e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit në kërkesën drejtuar Metës e Xhaçkës: Shpallni Soreca-n 'Non Grada' (Duhet Non Grata)

Kallëzimi në SPAK i ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka një sërë mangësish ligjore, por edhe gafa, që nuk mund t'i tolerohen as edhe një amatori. Në kërkesën zyrtare që Aleanca i ka dërguar presidentit Ilir Meta dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka shkruhet që Soreca duhet të shpallet "non grada". Ndërkohë, termi i njohur për  shpalljen si një "person i padëshiruar" është "Non Grata", me "T" dhe jo me "D", që vjen nga latinishtja e që në kuptimin kuptimin diplomatik i referohet një personi të huaj hyrja ose qëndrimi i të cilit është i ndaluar nga ai vend. Ky emërtim mori kuptim diplomatik në Konventën e Vjenës më 1961 për Marrëdhëniet Diplomatike, por që mesa duket, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit, nuk e ka marrë aspak parasysh.

Ora 16:31
Soreca thirri në zyrë studenten që donte të bëhej prokurore, argumenti qesharak i Aleancës për Teatrin: Kërkon ta punësojë në sistemin e Drejtësisë

 

Mes rreshtave në padinë në SPAK për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, jepen erdhe argumente, që jo vetëm nuk kanë një bazë ligjore, por edhe tingëllojnë qesharake kur lexohen. Takimin me vajzën e re nga Përmeti që shprehu dëshirën për t'u bërë prokurore me Sorencën në zyrën e tij, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrin e kanë cilësuar si "shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor". Një veprim i tillë, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ul besueshmërinë e ambasadorit në sytë e publikut pasi sipas tyre kërkoi që ta punësojë në sistemin e Drejtësisë.

''Kujtojmë se shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor z. Soreca i ka të përsëritura (...). Per shembull thirrja në zyrë dhe marrja përsipër nga ana e ambasadorit Soreca të punësimit të një vajze në sistemin e drejtësisë, në kundërshtim me gjithë kuadrin ligjor të punësimit në Republikën e Shqipërisë, dhe kjo ka ulur ndjeshëm besimin tonë dhe të publikut te ky ambasador", thuhet në dokument.

Bëhet fjalë për Esmeraldën, vajzën nga Përmeti e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore, ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Sorecës. Kryediplomati i BE-së, e ka ftuar të renë në zyrë, ku kanë diskutuar për të ardhmen e saj dhe tha se do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me të gjatë studimeve të saj. Soreca theksoi se me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur.

‘Gjatë ‘Javëve të Evropës 2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian’- shkruante Soreca.

 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • raul: 13/07/2021 12:16

    Amon mos ma nxirrni me kete shpifaraken me te madhe te planetit Adriana Budina Hajduti se na e shpifet

    Përgjigju
  • Iris: 13/07/2021 01:22

    Ne radhe te pare, Aleanca per mbrojtjen e teatrit,nuk vlen me,pasi i ka mbetur te mbroje vetem fantazmen e tij.Ne radhe te dyte,ambasadori nuk dihet pse ka vajtur dhe pervec kesaj,me historine << e shkelqyer>> qe ka pas drejtesia jone me pare,prania neper gjyqe si verzhgues i amb.te huaj,tashme duket me se normale.Ne radhe te trete,keta shume mire mund t'a verifikojne ne se ka nderhyre ambasadori,mjafton te pyesin Liken,se njerezit per te cilet nderhyri ai,qe te vendosen ne gjykate,me siguri kane per t'i thene te verteten.Ne radhe te katert,perse i tremben nje vajze te re qe akoma eshte studente,por deshiron te behet prokurore ?Ndoshta e nuhasin qe i perket brezit te ri,qe do nje sist.drejtesie te pakorruptuar,qe nuk eshte nga ata qe shitet e blihet.

    Përgjigju
  • Endri: 12/07/2021 19:10

    Sa te shkojne pas hekurave Likja me Salehun si keto palaco do kemi me shumice verdalle

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Hajdar Bule Leka [ kepi ]: 12/07/2021 18:29

    Shikoni se çfar turpi kjo zhgaravina adriana kalaja ka dal e thot që është organizat e pa varur. Po sikur të dalin nja 100 organizata si puna ksaj ça bohet ktu në Shqipri ? Kjo zhgaravin qelbet er e nuk shkon të laj brekët e saja po meret me ish bordellon Italjane [ Teatrin ] se Italjanët ktë karikatin për bordello për ushtarët e tyre e bën. E zhgaravina adriana na del e mbron bordellon se e ka nostalgji mbase ka qef të punoi në bordello.

    Përgjigju
  • tosi: 12/07/2021 17:43

    Po akoma merreni me kete sharebajgen Adriana Kalaja femra me e shpifur e planetit. Amon se na e shpifet me kete monstren e hajdutit Budina

    Përgjigju
  • Ajet: 12/07/2021 17:38

    Individe te papune qe nen petkun e fjales " aktivist" vihen ne sherbim te nje kryehorri si Ilir Meta dhe Sali Berisha duke u munduar te njollosin marredheniet e shqiperise me perendimin. Spaku te hetoje fijet e erreta te nendheshme qe lidhin kete aleance Budinash dhe kesaj teleshmenes me Ilir Meten dhe Babalet e PD. Do ishte normale te paditej Veliaj por keta te pacipe po sulmoine me gjuhen e Likes nderkombetaret. Ke duan ambasador te BE ketu keta kalbesira te sistemit demokratiko komunist??? Ate qe ti bej fresk Likes dhe Saliut??? E mbyten Spakun me kallezime leshi dhe nuk po e lene te punoje rehat. Budinat qe jua futi Luli dhe kjo bushtermadhja po na shurdhojne veshet. Dikush duhet tu tregoje vendin.

    Përgjigju
  • Αγκρον αλλα: 12/07/2021 17:28

    Ishte teater u kthye komedi

    Përgjigju
  • tirane: 12/07/2021 17:27

    Ky zoteria o punon si HR tani ose e ka kuptuar se me kap nje zog duhet me i gjete nje pune .

    Përgjigju
  • Fjfjgkgkg: 12/07/2021 17:21

    Delegacionit te BE. Delegacionit me te madhe vemje se eshte emer i pervecem ne kete rast. Ku u mesuat dhe ju te shkuani aq sa te beni dhe te zgjuarin. Te gerditshem.

    Përgjigju
  • beni: 12/07/2021 16:50

    hahaga tani e shpetuar Sorecen ngaqe ka imunitet

    Përgjigju
  • Iliri: 12/07/2021 16:38

    Tani e kenaqet! Late nam!

    Përgjigju
  • albfire: 12/07/2021 16:15

    Shkelqeqesise?! Europian?! E quajne veten intelektuale por nuk dine te shkruajne.

    Përgjigju
    • Haha: 12/07/2021 16:29

      Trapa me gjuhe!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan