Serbia nuk e ka pritur mirë marrëveshjen e firmosur më 18 Mars në Tiranë mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në fushën e mbrojtjes dhe ndërveprimit ushtarak.
Gazetari Valon Arifi, në një intervistë për “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, komentoi reagimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, teksa tha se ai e sheh si një aleancë të fortë kundër Serbisë.
Sipas gazetarit, Vuçiç po tenton që ta përdorë këtë aleancë për konsum të brendshëm në një kohë ku po përballet me probleme për shkak të protestave masive studentore.
“Dy shtete anëtare të NATO, si Shqipëria dhe Kroacia përkrahin edhe Kosovën me këtë marrëveshje, ka penguar pushtetin e Vuçiç që ndodhet në gjendje të cilën tashmë e dimë të gjithë. Gjithë deklaratat e ditëve të fundit ndërlidhen edhe me politikën e brendshme dhe konsum të brendshëm në Serbi. Në 30 ditëshin e ardhshëm pritet të krijohet qeveria e re dhe e bën për të nxjerrë, siç bën gjithmonë, një kundërshtar të jashtëm për të zbutur atë të brendshëm.”, u shpreh ai.
Sipas tij, qeveria e Kosovës i dha një mbështetje të madhe kësaj aleance edhe për faktin se kohët e fundit nuk ka shënuar sukses në aspektin ndërkombëtar dhe është përballur me kritika.
“Inati kryesor në këtë aleancë është ndaj Kosovës dhe Kroacisë, mbase më pak ndaj Shqipërisë. Në Prishtinë duhet se dy kryeministrat shqiptarë mbajnë raporte të brishta dhe mbase ministrat kanë pasur marrëveshje dhe nisma të ndryshme. Kjo u bë shumë publike dhe u dha përkrahje nga qeveria në Kosovë mbase për shkak të mospasjes së një suksesi tjetër të qeverisë gjatë muajve të fundit.”, u shpreh gazetari.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74.2%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 975
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat zyrtare
27 Mars, 18:55
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58
-
Belgjika ndjek modelin e Danimarkës, diskuton opsioni për të ndërtuar burgje private në Kosovë
27 Mars, 15:26
-
Dokumentet e deklasifikuara: CIA konfirmoi ekzistencën e Arkës së Besëlidhjes
27 Mars, 15:11
-
Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës
27 Mars, 14:13
-
Rritja e çmimit të energjisë me 15% në Kosovë, aktivisti godet me tortë kryetarin e bordit të ZRRE (VIDEO)
27 Mars, 14:03
-
Kurti ra pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, Elezi në Report Tv: Informacionet mund t’i përdorin si shantazh ndaj Kosovës, ka ndërhyrje, biseda është më e gjatë
27 Mars, 13:57
-
Rama-investitorëve të huaj: Investoni në Shqipëri! Blini sot qoftë edhe një gur, nesër do të jetë vonë! Pjesa më e mirë janë malet
27 Mars, 11:51
-
Kos: Shqipëria mbyll negociatat me BE në 2027! Serbia anëtare, kur të forcohet sundimi i ligjit e lufta kundër korrupsionit
27 Mars, 10:51
-
FOTOLAJM/ Posta e Kosovës shtrihet dhe në veri, hap zyra në Zubin Potok e Zveçan
27 Mars, 09:55
-
‘Puno aty ku ke zemrën’, Rama: ‘Paketa e Maleve’, mbështetje nëse doni të riktheheni në tokat e të parëve! Asnjë taksë deri në 10 vjet për 500 aplikantët e parë
27 Mars, 07:36