Aleatët PS kundër Ramës:
Prishe marrëveshjen, reflekto

Aleatët PS kundër Ramës:<br />Prishe marrëveshjen, reflekto
TIRANE- Partitë e vogla aleate të Partisë Socialiste i bëjnë thirrje kryetarit të partisë më të madhe në opozitë të reflektojë për koalicionin ndryshe do të bëjnë koalicion jashtë PS-së.

Kryetarët e PSD-së Skënder Gjinushi, PDS-së Paskal Milo, PDK-së Nard Ndoka dhe PSV 91 Petro Koçi dolën sot në një konferencë të përbashkët për shtyp ku akuzuan Edi Ramën se ka prishur marrëveshjen duke mos marrë parasysh kërkesën e partive të vogla për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor.

Qëndrimi i përbashkët e partive aleate të PS-së vjen një ditë pasi deputeti socialist, njëherësh anëtar i kryesisë Ben Blushi u shpreh kundër bashkëpunimit të mëtejshëm të PS me aleatët e saj të deritanishëm, dhe të një aleance me votuesit

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi i bëri thirrje Ramës të reflektojë për koalicionin ndryshe “do bëjmë koalicion jashtë PS-së me partitë të tjera të majta”

“E majta ndodhet në opozitë për shkak të qëndrimit të lidershipit dhe qëndrimit që mban me aleatët. Reforma zgjedhore po degradon. PS ka përgjegjësi për të garantuar reformë zgjedhore reale. Po paralajmërohen zgjedhjet e 2009-tës. Lidershipi i PS më problem ka si të neutralizojë aleatët sesa fitoren në zgjedhje, ose bërjen fitues të të majtëve, ashtu si disa në lidershipin e PS, urojnë humbjen e liderëve brenda PS sesa humbjen e kryeministrit. “” u shpreh Gjinushi.

Në të njëjtë linjë kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo akuzoi PS-në se po spekulon në kurriz të aleatëve dhe po tregohet refraktare në bërjen e koalicioneve.

"Nuk kemi kohë për të humbur. PS po bën të njëjtat gabime që e cuan në disfatë ne zgjedhjet e 2009, nëse ecet kështu do ti kushtojë 2013-ta. Duke pasur besim se PS do kishte nxjerrë gabime, po shohim se po bën të njëjtat gabime. Nuk kërkojmë mandate si lëmoshë, por formulë bashkëpunimi si aleatë"- ka thënë Milo në konferencën e përbashkët për shtyp të zhvilluar paraditen e sotme në selinë e PSD-së.

Nard Ndoka kryetari i Partisë Demokristiane akuzoi Ramën se nuk di të bëjë koalicione dhe paralajmëroi se mund të bëjë koalicion dhe me PD.

"PS e prishi marrëveshjen me aleatët, shohim ndryshim të kursit të Ramës i krijujar më tepër nga lufta e klaneve brenda asaj partie PS po hap hendek në bashkëpunimin me aleatët. E prishi marrëveshjen për reformën zgjedhore, ndaj ka hapësira për koalicion edhe jashtë. Nuk përjashtojmë koalicion me PD-në." - ka thëne Ndoka

Edhe kreu i PSV91 Petro Koçi tha se Rama duhet të ndryshojë qëndrim duke shtuar se "e majta vetëm e bashkuar do të fitojë”.

Aleatët kujtuan se në zgjedhjet e 8 majit, PS i kishin dhënë 12 mijë vota vetëm në Tiranë dhe PS ka fituar mbi 100 komuna e bashki me votat e tyre.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë