Ish-ministri socialist: S'jemi armiq, te PD-ja ka njerëz me tru dhe të zgjuar

Arben Ahmetaj, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' është shprehur beson se në 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen normalisht dhe se nuk parashikon asnjë incident.

"Kryeministri ka logjikën e vet që e ndanë në grup. Ne po përgatitemi për zgjedhje në 30 qershor, do të ketë qetësi absolute, nuk guxon njeri ti prekë zgjedhjet. Nëse ka një ndeshje dhe një ekip nuk shkon në fushë a merret afrofe? Në rastin konkret nuk është as afrofe, se përvec se ka garues, qytetarëve nuk u mohohet e drejta për të votuar.  Nuk jemi armiq me PD-në, boll urrejtje, por vota e ndanë fitoren.

Le të vijnë që të bëjnë Kodin me ne dhe cfarë të bëjmë me mirë, ka burra racional dhe të mençur edhe në anën tjetër. Nuk është molotovi instrumenti i zgjedhjes. Andej ka njerëz racional me tru në kokë që nuk do ta prekin votën, por ka edhe Kod Penal. Ata nuk janë budallenj, janë të zgjuar, nuk shikojnë gjasë të na mundin me zgjedhje dhe...
." deklaroi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant nga skamja ne EPOKEN e PS: 21/05/2019 02:32

    TI Z AHMETAJ LERE GJUHEN POLITIKE PROBLEMIN PS D M TH KUR ISHE TI MINISTER ISHTE ME POPULLIN ME PENCIONISTET DHE ME FUKARENJTE QE TI ISHE KTHYER NE ARMIK I PENCIONISTEVE DHE PD TE BINTE KOKES TY PER MBROJTEN E KETYRE SHTRESAVE Tani sec THUA ti eshte e veshtire ta kuptosh TI MBETESH NE HISTORINE E KETIJ VENDI SI MINISTER HAJDUT I POPULLIT FUKARA E NISE ME 100 euro ne muaj e le me 80euro ne muaj 20 euro Jane rritje taksash qe dalin nga xhepat e PENCIONISTEVE dhe fukarenjeve ME FJALE TE TJERA E BERE POPULLIN TEND ME FUKARA SEC ISHTE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë