Trajneri i ekipit të Milanit Masimiliano Alegri nuk e ka zbuluar enigmën nëse do të aktivizojë sulmuesin Mario Baloteli nga minuta e parë përballë ekipit të Udineses.

Alegri ka konfirmuar formën mjaft të mirë që po kalon Baloteli.

" Mario Baloteli është një sulmues i jashtëzakonshëm. Përsa i përket ndeshjes me Udinesen akoma nuk e kam vendosur nëse do të jetë titullar apo do të futet si zëvendësues.

Por e rëndësishme është që ai tashmë është pjesë e ekipit të Milanit dhe debutimi do të vijë shumë shpejt" shprehet Alegri.

Tekniku ka mbetur i kënaqur me blerjet që ka kanë bërë drejtuesit në merkaton e janarit duke përforcuar shumë ekipin.


Dylber Balla