Dështimi për të afruar fantazistin e Realit të Madridit, Rikardo Kaka në Milano, ka bërë që drejtuesit e ekipit të Milanit të futen në merkato për të gjetur zëvendësuesin e Alesandre Patos dhe partnerin e El Shaurait në sulm.
Pista e vetme për momentin është sulmuesi i Bregut të Fildishtë Drogba, për të cilin është e interesuar edhe Juve.
Por futja e Milanit në garë mund t’i ndërlikojë gjërat. Ambicjen për të pasur në Milano sulmuesin e ka pohuar edhe tekniku Alegri, i cili deklaron se një futbollit i tillë është i mirëpritur gjithmonë në ekip.
“Kampionë të kalibrit të Drogbasë do të ishin të mirëpritur gjithmonë në ekip, nëse do të vijnë. Klubi po mendon për mënyrat se si mund të përmirësohet më tej ekipi”, shprehet Alegri.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com