Alegri vlerëson fitoren ndaj City-t:
Buffon bëri paraqitje fenomenale

Alegri vlerëson fitoren ndaj City-t:<br />Buffon bëri paraqitje fenomenale
Tekniku i Juventusit, Alegri shprehet se luajtëm një ndeshje të madhe në Angli ndaj City-t dhe se fitorja do të na shërbejë shumë moralisht për t’u ringritur në kampionat.
 
“Kemi bërë disa gabime që mund të na kushtonin. Por, Buffon bëri një paraqitje fenomenale duke ndalur disa goditje vendimtare.
 
Nuk e nisëm mirë edicionin në Serie A, por kjo fitore do të nga ngre moralin që t’i përmirësojmë gjërat. I merituam plotësisht 3 pikët ndaj Cityt, luajtëm një ndeshje të madhe”, është shprehur Alegri.
 
Ndërsa sulmuesi spanjoll Morata, që shënoi golin e fitores ndaj City thotë se Juvja ishte në ditën e saj më të mirë. “Është një fitore shumë e rëndësishme dhe tani mund të nisim nga e para.
 
Kur jemi në ditën tonë më të mirë, jemi skuadra më e fortë në Evropë” ka deklaruar spanjolli.
 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim