Aleksandar Vuçiç shtrohet në spital me probleme në zemër

Aleksandar Vuçiç  shtrohet në spital me probleme në zemër

Aleksandar Vuçiç

Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital ditën e djeshme, pas shfaqjes së problemeve në zemër.

Sipas një zyrtari qeveritar, ai shfaqi probleme në zemër dhe u dërgua në spitalin ushtarak të Beogradit.

"Presidenti tani është në gjendje të qëndrueshme", është shprehur ai.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në vitin 2017.

Aleksandër Vuçiç njihet për qëndrimin e tij në lidhje me shtetin e Kosovës, ku së fundmi  ka shpallur  synimin për ndarjen ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nw territoret kosovare.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit' që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër