TIRANE- Aty nga mesi i shek. XVIII, afërsisht në vitin 1721 nga fshatrat fushorë rreth liqenit të Shkodrës, sidomos nga dy fshatrat e njohur Ljarje dhe Shestan u shpërngulën mjaft familje shqiptare për t’u vendosur në fshatin Zarë të Dalmacisë. Lëvizja e tyre e padëshiruar, ishte e lidhur me shkaqe historike ku më të mundshmet mund të kenë qënë luftrat e shpeshta, por dhe sëmundjet dhe epidemitë e ndryshme, kërkesat e vazhdueshme të qeverisë osmane për nizamë, kushtet e papërballueshme e konomike, kërkesa e qeverisë osmane për t’i asimiluar në fenë myslimane, por nuk perjashtohen edhe pazarllëqet që bënin qeveritarët turq me ata venedikas ose sllave për interesa të ngushta dhe meskine.
LAJMET MË TË VLERËSUARA








