Alergiologia: Në Pranverë piku i
alergjive, 80 % e tyre nga poleni

Alergiologia: Në Pranverë piku i<br />alergjive, 80 % e tyre nga poleni
Ardhja e pranverës dhe çelja e luleve, sjell dhe shtimin e alergjive, kryesisht në rrugët respiratore, rreth 80 % e alergjive në këtë periudhe janë alergji që i përkasin aparatit të frymëmarrjes dhe më pak atyre të lëkurës. Mjekja alergiologe Mira Xhixha, shprehet se duhet bërë kujdes me këto lloj alergjish.

"Së pari  janë shqetësime që vijnë më shumë nga rrufa dhe nga azma, janë shqetësime që zgjasin 3 muaj. Koha prill, maj, qershor është koha e shfaqjes së këtyre shqetësimeve që qetësohen mbasi shkaktari, poleni në ajër reduktohet 100 %. Çdo ditë që konstatojmë këto shqetësime dhe përpiqemi t'i mjekojmë janë më shumë shqetësime të rrugëve respiratore se sa të organeve të tjera si lëkura", tha Xhixha.
  
Mosha më e prekur ndaj alergjive, janë moshat aktive mbi 5 vjeç deri në 60 vjeç.
 
"Në alergjitë aktuale moshat më të prekura janë moshat aktive nga mbi 5 vjeç deri në 50 vjeç",
u shpreh Xhixha.
 
Kujdesi shumë i veçantë duhet të tregohet për fëmijët dhe kryesisht për ata që fillojnë të kurohen që në fillimet e alergjisë, pa lejuar rëndimin e situatës.

"Tek fëmijët e vegjël mund ta diagnostifikojmë në mënyrë të parakohshme alergjinë dhe nëpërmjet kësaj bëjmë trajtimin e  duhur për të parandaluar zhvillimin e  mëtejshëm të alergjisë", tha Xhixha.
 
Periudha më e ndjeshme ndaj alergjive të polenit janë muajt prill, maj, qershor. Por nuk është detyrimisht përcaktimi i muajit ai që cilëson dhe pikun e alergjisë por kushtet klimaterike.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike