Alergjia, si ta njohim
në stinën e ndryshimeve

Alergjia, si ta njohim<br />në stinën e ndryshimeve
TIRANE- Alergjia është një reagim jonormal i sistemit imun të organizmit ndaj kontaktit me substanca të cilat organizmi jonë i sheh si të huaja. Alergjia është një problem shumë i zakonshëm që mund të prekë deri në dy në 10 persona. Sëmundjet më të shpeshta alergjike përfshijë ethet, astmën, ekzemat dhe urtikariet. Disa njerëz fitojnë konjunktivit alergjik, derisa disa të tjerë reaksione të padëshirueshme nga barërat, pickimi i insekteve ose lateksi. Alergjia në ushqime dhe mostoleranca ndaj shtesave të ushqimit janë disa raste tjera relativisht të rralla të shkaktimit të reaksioneve alergjike.

Kush preket?
Jo gjithkush ka alergji. Njerëzit zakonisht e trashëgojnë prirjen e tyre për alergji, edhe pse jo ndaj një lloji specifik të alergjenit. Kur një prind është alergjik, fëmija i tyre ka shanse deri në 50% të preket nga alergjia. Rreziku rritet deri në 75% nëse të dy prindërit kanë alergji. Alergjenët të cilët më së shumti shkaktojnë reaksione alergjike janë: Poleni i bimëve; Pluhuri; Ushqimi (qumështi i lopës, vezët e pulës, gruri, soja, ushqimi i detit, pemët dhe frutat arrore); Sporet e kërpudhave ose myqeve (në banjë dhe zonat tjera të njoma); Barnat (penicilina, aspirina, anestetikët); Nikeli, goma, ngjyrat e prezervativëve dhe flokëve (kontakti i lëkurës me alergjenët);  Qimet ose aroma e lëkurës së kafshëve (mace, qen, kalë); Pickimi nga bleta ose grerëza.

Çfarë ndodh?
E para, personat bien në kontakt me alergjenin përmes inhalimit (thithjes përmes ajrit), pastaj përtypjes (përmes gojës), ose duke rënë në kontakt me të përmes lëkurë së tyre. Pasi personi bie në kontakt me alergjenin, në organizmin e tij zhvillohen një varg ngjarjesh të cilat karakterizojnë reaksionin alergjik:  Trupi fillon të prodhojë një lloj specifik të antitrupit, të quajtur Imunoglobulina E (IgE), për të kapur alergjenin; Antitrupat kapen në një lloj të qelizës së gjakut të quajtur mast-qelizë. Mast-qelizat mund të gjenden në rrugët e frymëmarrjes, në zorrë, dhe në vende të tjera. Prania e mast-qelizave në rrugët e frymëmarrjes dhe rrugët e tretjes, i bën këto zona më të ndjeshme ndaj ekspozimit të alergjenëve; Alergjenet lidhen me IgE, të cilat imunoglobulina janë të lidhura me mast-qelizat. Kjo bën që mast-qelizat të lëshojnë një mori substancash kimike. Histamina, substanca kryesore që lëshohet, shkakton shumicën e simptomave të një reaksioni alergjik.

Simptomat
Simptomat më të shpeshta të një reaksioni alergji i shkaktuar si rezultat i një alergjeni të inhaluar ose të prekur në lëkurë janë: Sy të skuqur, të lotuar dhe që kruhen; Teshtitje; Hundë e skuqur, e rrjedhshme dhe që kruhet; Puçrra në formë njollash; Urtikarie (puçrra të ngritura); Ndjenjë lodhjeje, plogështi.
 
Kush e shkakton alergjinë
 

Alergjia në ushqime
Reaksioni alergjik i shkaktuar nga alergjenët e ushqimit po ashtu mund të shkaktojnë dhimbje barku, vjellje ose diarre (barkqitje)
Pickimi nga insektet
Reaksioni alergjik i shkaktuar nga pickimi prej bletës ose ndonjë lloj insekti tjetër mund të shkaktojë ënjtje lokale, skuqje dhe dhimbje
Simptomat e lehta
Mund të mos i vini re, duke ju bërë vetëm të ndjeheni i/e lodhur
Simptomat mesatare
Mund të ju bëjnë të ndjeheni të sëmurë, njësoj sikur prekeni nga ftohja ose gripi
Reaksionet e rënda
Mund të jetë tepër të pakëndshme dhe ta vështirësojnë jetën tuaj normale, në disa raste edhe duke rrezikuar edhe jetën.
Anafilaksisë
Reaksioni më i rëndë alergjik është anafilaksia. Në rastin e anafilaksisë, alergjenët shkaktojnë reaksion alergjik të gjithë trupit që përfshin: puçrra dhe të kruara gjithkund në trup (jo vetëm në zonat e ekspozuara); frymëmarrje e vështirësuar dhe e pamjaftueshme; ngjirje e zërit dhe ngushtim të fytit; therje në duar, këmbë, buzë ose lëkurë të kokës
Simptomat
Anafilaksia është kërcënuese për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore. Simptomat mund të rriten shpejt, ashtu që duhet të drejtoheni te ndonjë dhomë e emergjencës në rast të dyshimeve për anafilaksi.
 
Shkrimi u publikua sot (10.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Celltiku dhe Sasha më ruajtën ekuilibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Celltiku dhe Sasha më ruajtën ekuilibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte