UEFA ka nisur zyrtarisht hetimet për ekipin e Tiranës për rezultatin e ndeshjes së kthimit përballë ekipit të Alesundit, e cila përfundoi me rezultatin 5-0 në Norvegji. Federata Norvegjeze e Futbollit pak ditë pas zhvillimit të ndeshjes për turin e dytë para-eleminatorë pretendonte për një lëshim të mundëshëm nga ekipi shqiptar, nordikët ju drejtuan organit më të lartë të futbollit europian me një kërkesë, e cila kishte në themel të saj hetimin e ndeshjes.
Federata Norvegjeze e Futbollit në akuzën që kishte ngritur kundrejt ekipit të Tiranës, bazohej tek një kompani sportive që vinte baste. Agjensia e lajmeve “Associated Press” njofton se UEFA ka bërë të ditur se: “është ngarkuar një inspektor i disiplinës për të hetuar më tej këtë çështje”.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com