Alex Ferguson tregon prapaskenën:
Guardiola refuzoi Manchester United

Alex Ferguson tregon prapaskenën:<br />Guardiola refuzoi Manchester United
Legjenda e Manchester United, Ferguson ka bërë publike një prapaskenë interesante për të përcaktuar pasardhësin te ‘Djajtë e Kuq’ pas largimit të tij.
 
Ish-tekniku i njohur skocez në një intervistë për mediat angleze deklaron se i ka propozuar Pep Guardiolës postin e teknikut të United, por spanjolli sipas skocezit e refuzoi duke sjellë më pas edhe David Moyes në krye të Manchesterit.
 
“U takova me Guardiolën në Nju Jork në vitin 2012, por nuk i bëra një propozim të drejtpërdrejtë për të marrë drejtimin e Manchester United. Ai fitoi një numër të madh trofesh kur ishte trajner i Barcelonës dhe unë e admiroja shumë.
 
I thashë Guardiolës që të më telefononte përpara se të pranonte ofertën e ndonjë klubi tjetër, por ai nuk e bëri këtë dhe në verën e 2013 shkoi te Bajerni i Mynihut”, tregon Ferguson. 




d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim